Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni vakant:
Specialist në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit.
Kriteret:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën Inxhinjeri Gjeodezike.
· Të ketë mbi 5 (pesë) vite eksperiencë pune.
· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point, AutoCAD.
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
· Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit të Energjisë së Rinovueshme, në Drejtorinë e Monitorimit.
· Përgjegjësinë mbi monitorimin e përmbushjes së detyrimeve nga shoqëritë;
· Është pjesë e grupit të monitorimit në terren për të gjitha ato objekte të kontratave të cilat nuk janë matur në terren (kuotat dhe koordinatat e nëveprave të impiantit) me qëllim pasqyrimin e tyre në planvendosjen e impianteve të burimeve të rinovueshme në hartën e Republikës së Shqipërisë;
· Pas çdo monitorimi në terren harton relacionin topografik të monitorimit të cilin ia dorëzon Shefit të Sektorit dhe një kopje e ruan në dosjen përkatëse duke e pasqyruar edhe në inventarin e saj;
· Është pjesë e grupit të punës për të gjitha ato problematika që lidhen me verifikimin në terren të objekteve apo nënobjekteve të kontratave për të cilat nevojiten matje të sakta;
· Në vijim të monitorimit të zbatimit të projekteve të zbatimit të miratuara nga Autoriteti Kontraktor, monitoron dokumentacionin teknik të shoqërive që lidhet me topografinë e objektit të kontratës;
· Në bashkëpunim me Specialistët e tjerë të Sektorit, në vijim të monitorimit të përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga ana e shoqërive dhe monitorimit të zbatimit korrekt të projekt zbatimeve të miratuara, paraqet në shkresat “mbi përmbushjen e detyrimeve kontraktuale” të sektorit, kërkesat për dorëzimin e dokumentacionit përkatës teknik. (psh: azhornimi topografik i terrenit para fillimit të punimeve, relievi i zonës ku do të ndërtohet dhe gjithë dokumentacioni përkatës teknik topografik në formën elektronike që do ti kërkohet shoqërive koncensionareetj);
· Për çdo dosje që monitoron, harton “inventarin e dosjes” ku inventarizon të gjithë dokumentacionin teknik topografik që i nevojitet për monitorimin në vijueshmëri të kontratës;
· Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikata e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.
Publikuar më 04.11.2025