Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon
Pozicioni:
Një (1) pozicion Specialist në Sektorin e Verifikimit dhe Çertifikimit të Investimeve në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme.
Kriteret:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën juridik;
· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar në programet bazë kompjuterike të Oficce, Word, Power Point ;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup;
· Eksperienca përbën avantazh
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Verifikimit dhe Çertifikimit të Investimeve në Drejtorinë e Energjisë së Rinovueshme;
a. Propozon dokumentet standard ligjor që nevojiten për çdo dosje të shoqërive koncensionare/mbajtëse të miratimit dhe e miraton tek Eprori;
b. Evidenton problematikat ligjore në dosjet e të gjitha shoqërive koncesionare/mbajtëse të miratimit të cilat janë në fazën e vlerësimit të investimeve.
c. Harton “inventarin tip”, të dosjeve koncesionare lidhur me dokumentacionin ligjor, që disponohet në Sektor dhe atë që mungon.
d. Në bashkëpunim me Specialistët e tjerë të Sektorit, harton shkresat drejtuar shoqërive koncesionare/mbajtese të miratimit, ku mban përgjegjësinë për dokumentacionin ligjor që duhet t’i kërkohet shoqërive koncesionare/mbajtëse të miratimit.
e. Merret me trajtimin e problematikave dhe çështje të ndryshme që vijnë nga Autoriteti Kontraktor dhe institucione të ndryshme të cilat kanë nevojë për interpretim juridik.
f. Merr në dorëzim dosjet për çdo kontratë koncesioni/mbajtëse miratimi të cilat janë në fazën e vlerësimit të investimeve dhe vijon plotësimin e tyre me dokumentacionin përkatës nëse kanë mangësi të dokumentacionit ligjor.
g. Në bashkëpunim me specialistët harton raportet e vlerësimit të Investimeve ne aspektin ligjor dhe Certifikatën e Pranimit të Veprës, sipas legjislacionit në fuqi;
h. Informon me shkrim ose rrugë elektronike Shefin e Sektorit lidhur me problematikat e kontratave koncesionare ose jo koncensionare, gjatë hartimit të raporteve të Vlerësimit të Investimeve;
i. Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikata e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave (njësuar me origjinalin);
· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .