Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Shef Sektori në Sektorin e Financë-Buxhet, në Drejtorinë Ekonomike
Kriteret:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Ekonomik;
- Të ketë mbi pesë vite eksperiencë;
- Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Shef Sektori në Sektorin e Financë-Buxhet, në Drejtorinë Ekonomike:
- Organizon dhe drejton punën e Sektorit;
- Informon periodikisht dhe sa here qe i kerkohet Drejtorit të Drejtorisë;
- Raporton lidhur me planet dhe realizimet mujore të objektivave dhe detyrave të Sektorit
- Bashkërendon dhe bashkëpunon dhe me Sektorët e tjerë të Drejtorisë;
- Organizon dhe koordinon punën në Sektorin e Financës dhe Buxhetitduke siguruar që të gjithë punonjësit e sektorit, të kuptojnë rolet e tyre dhe të pranojnë përgjegjësitë e tyre;
- Përgatit projektbuxhetin e AKBN dhe e paraqit tek Drejtori i Drejtorisë;
- Mbyll bilancin kontabël dhe nxjerr rezultatin përfundimtar të aktivitetit të AKBN-së në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë Ekonomike, në afatet e përcaktuara me ligj;
- Përgatit periodikisht analizën ekonomiko-financiare të institucionit dhe raporton tek Drejtori i Drejtorisë;
- Mbikëqyr marrëdhëniet me Thesarin për tërheqjen e fondeve buxhetore;
- Përpilon analiza periodike të veprimtarisë së sektorit dhe i’a paraqit Drejtorit të Drejtorisë Ekonomike;
- Bën analizën 6 mujore dhe vjetore të punës së sektorit;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7 (shtatë) ditë kalendarike nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit