Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Drejtor në Drejtorinë e Energjive të Rinovueshme:
Kriteret:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën Inxhinieri Elektrike;
- Të ketë Master ose ekuivalent;
- Të ketë mbi 5 (pesë) vite eksperiencë pune në nivele drejtuese;
- Të ketë mbi 10 (dhjetë) vite eksperiencë pune;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi të mira në komunikim/lidership/analitike;
Detyrat kryesore që do të kryejë Drejtor, në Drejtorinë e Energjive të Rinovueshme:
- Organizon dhe drejton veprimtarinë e Drejtorisë në varësi dhe përgjigjet para Drejtorit Ekzekutiv të AKBN-së, për zbatimin e detyrave të programuara, që ka drejtoria;
- Informon Drejtorin Ekzekutiv periodikisht dhe sa herë që i kërkohet mbi realizimin e detyrave të drejtorise;
- Në bashkëpunim me Shefat e Sektorëve harton programin vjetor të punës së Drejtorisë dhe plan-buxhetin;
- Bashkërendon dhe mbikëqyr punën e Sektorëve të varësisë, lidhur me zbatimin dhe realizimin e programit të punës, që ata kanëzhvillon mbledhje me Personelin në varësi dhe evidenton e jep zgjidhje problematikave të ndryshme;
- Përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së Punonjësve, si dhe zbaton sistemin e vlerësimit vjetor të Specialistëve të Sektorëve të tij;
- Ka të drejtë, që brenda kompetencave për arsye të motivuara t’u jap leje me kohëzgjatje të kufizuar brenda një dite, një ose disa punonjësve të Drejtorisë;
- Përgatitjen dhe hartimin e raporteve të vlerësimit të investimit të impianteve elektrik me burime të rinovueshme dhe testimi i këtyre impianteve (HEC, park fotovoltaik, eoilik etj), si dhe lëshimin e Certifikatës të përfundimit të impiantit me burime të rinovueshme;
- Mbikqyr procesin e Promovimin e burimeve të energjive të rinovueshme në zbatim të politikave të qeverisë.
- Mbikqyr dhe miraton përllogaritjen dhe aplikimin e penaliteteve të shoqërisë për mospërmbushje te detyrimeve kontraktuale si dhe komunikimin në MIE në lidhje me këtë proçes;
- Siguron, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën teknike të impianteve elektrik me burime të rinovueshme (HEC, park fotovolatik, eolik etj);
- Promovimi e burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe propozon masa për rritjen e shfrytëzimit të energjisë në ciklin e saj. Pergatitjen dhe monitorimin e strategjisë se energjisë;
- Hartimin dhe publikimin e bilancit energjetik vjetor, në nivel kombëtar dhe rajonal, në përputhje me formatet e EUROSTAT-it dhe të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë;
- Me autorizim te Drejtorit Ekzekutiv organizon dhe/ose merr pjesë në takime pune, me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shteterore apo/dhe subjekte private, për çështje që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së Drejtorisë;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- Curriculum Vitae;
- Çertifikata e gjendjes familjare;
- Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- Librezë pune;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- 3 foto dokumentash;
- Dëshmi penaliteti;
- Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është 7 (shtatë) ditë kalendarike nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.