Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion vakant:
Një (1) pozicion vakant – Teknik Mirëmbajtës në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
Të ketë arsim të mesëm;
Të ketë njohuri në fushën elektrike-hidraulike;
Eksperienca përbën avantazh;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Tekniku-Mirëmbajtës në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme:
Përkujdesen për mirëmbajtjen e ambienteve dhe aseteve të AKBN-së;
Riparojnë defektet dhe rivendosin në funksionim pajisjet pronë të AKBN-së;
Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
Curriculum Vitae;
Çertifikata e gjendjes familjare;
Diplomë e shkollës së mesme;
Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit;
Librezë pune;
3 foto dokumentash;
Dëshmi penaliteti;
Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare te AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit.