Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicion:
Një (1) pozicion Specialist në Sektorin Arkivë-Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.
Kriteret:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Shkenca Shoqërore;
· Të ketë mbi 3 (tre) vite eksperiencë pune;
· Të ketë njohuri shumë të mira për programet bazë kompjuterike;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikuese, dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin Arkivë-Protokollit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse:
· Zbaton me përpikmëri dispozitat ligjore për arkivat dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregulloren për arkivën teknike dhe administrative të AKBN-së;
· Hap dosjet sipas pasqyrës emërtuese dhe vendos dhe sistemon në to gjithë dokumentacionin e vitit;
· Respekton dispozitat në fuqi për ruajtjen e sekretit shtetëror;
· Bën ruajtjen, administrimin si dhe përpunimin teknik të dokumentacionit zyrtar në dosje, duke emëruar kapakun si dhe numrin e fletëve të brendshme të dosjes;
· Organizon punën për sistemimin e dokumentacionit;
· Bën nxjerrjen e të dhënave dhe kryen kopjimin e tyre në përputhje me kërkesat e kontraktorëve dhe në zbatim të kërkesës zyrtare bën kopjimin, dhënien dhe marrjen e materialeve arkivore;
· Kryen detyra specifike të ngarkuara nga Shefi i Sektorit që lidhen me natyrën e materialit fondor të njësisë që mbulon;
· Merr pjesë në punime të sektorit për kalimin e materialeve fondore në forma të tjera ruajtjeje dhe arkivimi duke shfrytëzuar teknologji të reja kompjuterike;
· Merr në dorëzim dokumentet hyrëse dhe dalëse të AKBN-së, në mungesë të Specialistit të Parë;
· Përgjigjet për administrimin e dokumenteve tekniko-administrative që janë regjistruar pranë tyre;
· Merr në dorëzim dhe administron dokumentet hyrëse nga arkivat teknike pranë AKBN-së.Pranon, evidenton, regjistron, shpërndan dhe nis në kohë të gjithë korrespodencën që hyn dhe del në AKBN;
· Evidenton të gjithë informacionin hyrës në AKBN, duke e bërë këtë informacion sa më të përdorshëm dhe efikas në punën e punonjësve;
· Hap dosjet sipas pasqyrës emërtuese dhe vendos dhe sistemon në to gjithë dokumentacionin e vitit;
· Respekton dispozitat në fuqi për ruajtjen e sekretit shtetëror;
· Merr pjesë në punime të Sektorit për kalimin e materialeve fondore në forma të tjera ruajtjeje dhe arkivimi, duke shfrytëzuar teknologji të reja kompjuterike në fushën e hardëare-it dhe software-it, si dhe për kopjimin e rifreskimin e tyre në media bashkëkohore të ruajtjes së informacionit;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikata e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave (njësuar me origjinalin);
· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit