Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon
Pozicion vakant:
Specialist në Sektorin e Trajtimit, të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë Ligjore.
Kriteret:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë ne Shkenca Komunikimi, Marrëdhënie Publike;
· Eksperienca përbën avantazh;
· Të ketë njohuri shumë të mira për programet bazë kompjuterike;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikuese, dhe të punës në grup.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Trajtimit, të Ankesave dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë Ligjore:
· Përgatit projekt-programin vjetor të planifikimit të shërbimeve jashtë shtetit;
· Përgatit dokumentacionin përkatës për shërbimet zyrtare
· Mbajtja e bazës së të dhënave për të gjitha shërbimet jashtë vendit;
· Sipas udhëzimeve të Përgjegjësit të Sektorit, realizon punën për kryerjen në kohë të shërbimeve të planifikuara mbi bazën e programit vjetor të planifikimit
· Sipas udhëzimeve përkatëse merr pjesë në takime me grupe pune të ndryshme, takime me investitorë vendas e të huaj, institucione homologe etj;
· Ndjekja dhe protokollimi i aktiviteteve që AKBN organizon me homologë vendas, të huaj, etj;
· Sipas udhëzimeve përkatëse realizon shoqërimin, pritjen dhe akomodimin e përfaqësuesve të kompanive të huaja apo misioneve të ndryshme që vijnë me ftesë të AKBN-së;
· Ndjek korrespodencën me institucione homologe, seli diplomatike, institucione ndërkombëtare dhe investitorë vendas e të huaj, të interesuar për investime sipas udhëzimeve përkatëse;
· Përgatit materiale informative dhe promovuese për të prezantuar dhe promovuar veprimtaritë e tyre ekonomike, mundësitë dhe objektivat për bashkëpunim ekonomik, teknik dhe shkencor;
· Kryerja e detyrave të ndryshme të caktuara nga Përgjegjësi i Sektorit;
· Kërkon dhe merr informacion mbi aktivitetet brenda dhe jashtë vendit ku punonjësit e AKBN-së kanë qenë pjesëmarrës;
· Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikata e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .