Njoftim për vend të lirë pune
Bazuar në nenin 23, kreu IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon
Pozicion vakant:
Specialist në Sektorin e Monitorimit të Operacioneve Hidrokarbure në Prodhim, në Drejtorinë Hidrokarbure.
Kriteret:
- · Të ketë kryer arsimin e lartë Bachelor, me profil Inxhinier Mjedisi;
- · Të ketë përfunduar gjithashtu arsimimin me titull Master Shkencor;
- · Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- · Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike të Office (Word, Exel, Outlook);
- · Të ketë aftësi të mira komunikimi për të punuar në grup;
- · Të jetë i gatshëm të punojë edhe larg qëndrës së banimit;
- · Eksperienca në punë përbën avantazh.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Monitorimit të Operacioneve Hidrokarbure në Prodhim, në Drejtorinë Hidrokarbure:
- Sistemon, përpunon dhe organizon në një format statistikor informacionin periodik që dërgojnë kompanitë e licencuara për zhvillmin e vendburimeve të naftës dhe gazit dhe ndjek realizimin e treguesve tekniko-ekonomikë të këtyre kompanive në përputhje me programet e miratuara;
- Ndjek zbatimin e afateve dhe detyrimeve teknike që rrjedhin nga zbatimi i licencë marrëveshjeve;
- Përgatit në mënyrë periodike relacione të ndryshme që lidhen me veprimtarinë e kompanive të licencuara për realizimin e treguesve kryesorë të tyre;
- Merr pjesë në grupet e Auditimit që kryen AKBN pranë kompanive të licensuara;
- Merr pjesë në grupet e inspektimet dhe kontrollit që ngrihen nga AKBN për operacionet që kryejnë kompanitë e licensuara;
- Mirëmban dhe sistemon në mënyrë kronologjike dokumentacionin shkresor që hyn dhe del nga Sektori i licencave;
- Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të Agjencisë, si dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori Ekzekutiv.
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
- · Curriculum Vitae;
- · Çertifikata e gjendjes familjare;
- · Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
- · Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
- · Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
- · Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
- · Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
- · Librezë pune;
- · Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- · 3 foto dokumentash;
- · Dëshmi penaliteti;
- · Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .