Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, si dhe Urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr.458, datë 16.05.2018 “Për Miratimin e Numrit të Punonjësve me Kontratë me Afat të Përcaktuar të AKBN-së”, njoftojmë se AKBN shpall vend vakant me kriteret përkatëse për pozicionin e punës, si vijon:
Pozicioni:
Specialist në Sektorin e Projekteve në Drejtorinë Ekonomike
Kriteret:
· Të ketë mbaruar në profilin ekonomik;
· Të ketë njohuri shumë të mira për të punuar me programet bazë kompjuterike, të Office Word, Excel, Power Point;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup.
· Eksperienca përbën avantazh.
Detyrat kryesore që do të kryejë Specialisti në Sektorin e Projekteve në Drejtorinë Ekonomike:
a. Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar për plotësimin e materialeve të nevojshme për cdo projekt;
b. Sipas udhëzimeve përkatëse ndihmon në vendosjen, organizimin dhe koordinimin e kontakteve mes AKBN dhe institucioneve të tjera, shtetërore ose private që kanë në qëndër të veprimtarisë së tyre projektet dhe investimet e huaja;
c. Administron të gjithë proçesin e grumbullimit dhe arkivimit të të gjithë dokumentacioneve mbështetëse dhe justifikuese të projekteve me financim të huaj;
d. Ndihmon në përgatitjen e raportimeve periodike mbi ecurinë e realizimit financiar të projekteve buxhetore dhe jo buxhetore;
e. Bashkëpunon ngushtë me drejtorite teknike për promovimin e aktiviteteve në kuadër të projekteve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit;
f. Sipas nevojave të punës, bën përkthime të materialeve ndihmëse dhe mbështetëse në funksion te elementëve ekonomikë të projekteve të aplikuara nga drejtoritë teknike në institucionet/donatorët ndërkombëtare ;
g. Përgatit planin e zhvillimit të AKBN-së bazuar në planet e zhvillimit të dërguar nga drejtoritë e tjera;
Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:
· Curriculum Vitae;
· Çertifikata e gjendjes familjare;
· Diploma e shkollës së lartë, lista e notave (njehsuar me origjinalin);
· Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
· Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
· Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
· Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
· Librezë pune;
· Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
· 3 foto dokumentash;
· Dëshmi penaliteti;
· Raport mjekësor.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është dy ditë pune nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .