Njoftim për vend të lirë pune -24 Prill 2026

Bazuar në nenin 23, kreut IV i Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për mënyrën e marrjes në punë për vende të lira në organikën e AKBN-së, ju bëjmë me dije se duhet të publikojmë në faqen zyrtare www.akbn.gov.al të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, njoftim për pozicionin zëvendësues i përkohshëm i cili do të bëhet në bazë të pozicionit të punës dhe arsimit përkatës.

Pozicion:

Një (1) pozicion zëvendësues i përkohshëm– Shef Sektori në Sektorin e IT-së dhe Digjitalizimit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.

Kriteret:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinier Informatike;
  • Të ketë njohuri të mira mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturën, sistemet e operimit, active directory, etj.;
  • Njohuri bazë mbi backup;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe të punës në grup;

Detyrat kryesore që do të kryejë Shefi Sektorit zëvendësues i përkohshëm në Sektorin e IT-së dhe Digjitalizimit;

  • Organizon dhe drejton punën e Sektorit;
  • Raporton lidhur me planet dhe realizimiet mujore të objektivave dhe detyrave të Sektorit;
  • Bashkërendon dhe bashkëpunon dhe me Sektorët e tjerë të Drejtorisë;
  • Ndjek zbatimin e të gjithë programeve të punës së sektorit;
  • Bën analizën periodike e vjetore të punës së sektorit të IT ;
  • Përgjigjet për realizimin në afat të detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori Ekzekutiv si dhe bashkërendon punën me Sektorët e tjerë brenda Drejtorisë dhe me drejtoritë e tjera të AKBN në zbatim të këtyre detyrave;
  • Drejton zhvillimin, implementimin dhe administrimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit;
  • Drejton dhe menaxhon të gjitha projektet e digjitalizimit në AKBN;
  • Përcakton proçedurat operative të rrjetit;
  • Propozon kriteret teknike të pajisjeve elektronike të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit në AKBN;
  • Kryen detyra të ndryshme që dalin gjatë vitit në funksion të nevojave të Drejtorisë dhe të AKBN-së.

Dokumentet që duhet të paraqesin të interesuarit janë:

  • Curriculum Vitae;
  • Çertifikata e gjendjes familjare;
  • Diploma e shkollës së lartë, lista e notave;
  • Çertifikatat ose diplomat e kualifikimeve ose të specializimeve, në rast se ka;
  • Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja, në rast se ka;
  • Dokumenti i laurimit me gradë shkencore, në rast se ka;
  • Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.
  • Librezë pune;
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • 3 foto dokumentash;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Raport mjekësor.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është shtatë ditë nga shpallja e njoftimit në faqen zyrtare të AKBN-së. Dokumentet duhen dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, në Sektorin e Arkivë Protokollit .

 

(Publikuar më datë 24 Prill 2026)