Objektivat

OBJEKTIVAT:

        AKBN ka në fokus të veprimtarisë së saj një sërë objektivsh, ndër më të rëndësishmet veçojmë:

  • Konsulton, propozon dhe bashkëpunon, me strukturat përkatëse të Qeverisë, për hartimin e politikave të saj në fushën e hidrokarbureve
  • Negocion marrëveshjet e hidrokarbureve, sipas legjislacionit në fuqi
  • Ndjek zbatimin e marrëveshjeve të lidhura në fushën hidrokarbure, sipas legjislacionit në fuqi
  • Auditon shpenzimet e kryera nga shoqëritë e licencuara për kryerjen e operacioneve hidrokarbure
  • Përgatit dokumentacionin dhe praktikat e nevojshme për dhënien e lejeve, licencave e autorizimeve
  • Administron, mirëmban, përdor e përpunon, sipas teknikave dhe standarteve ndërkombëtare, të dhënat primare të sektorit hidrokarbur, sipas qëllimeve të aktivitetit të tij
  • Komercializon, në bazë të interesave të shtetit dhe parimeve të tregut të lirë, pjesën e hidrokarbureve që i përket shtetit, në një marrëveshje hidrokarbure.