Projekti G.A.M.E.S. : “Adaptimi i Masave të Integruara të Efiçencës së Energjisë në Shkollën Fillore “Qazim Pali”

Në kuadër të Projektit GAMES i cili ka si objekt kontratën me titull: “Adaptimi i Masave të Integruara të Efiçencës së Energjisë në Shkollën Fillore “Qazim Pali”, Borsh, Bashkia Himarë, Shqipëri” u kryen  punimet që u zbatuan gjatë periudhës 01 Shkurt 2022 – 30 Gusht 2022, nga Shoqëria “BAHAS” Sh.p.k., me investitor Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Vlera e objektit të Shkollës Qazim Pali është 40,440,124.0 lekë (pa TVSH) ose 48,528,148.8 lekë (me TVSH)

Në këtë kontratë përfshihet rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës brenda shkollës me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe funksionalitetit të saj. Disa nga ndërhyrjet e realizuara në ndërtesën e kësaj shkolle janë:

  • F.V. Panel diellor për ngrohjen e ujit;
  • Termoizolimi i mureve të jashtme me sistem kapot;
  • Termoizolim i taracës;
  • Dritare plastike dopio-xham;
  • Sistem qendror ngrohje/ftohje;
  • Ndriçim eficent
  • Tualete të reja.

Për më tepër informacion klikoni linkun më poshtë:

Raporti Final Borsh PDF