Projekti TARGET : “Masat e Integruara të Efiçensës së Energjisë së Shkollës Fillore “Koto Hoxhi”, Bashkia Gjirokastër

Në kuadër të Projektit TARGET, që ka si objekt kontratën me titull: “Masat e Integruara të Eficensës së Energjisë së Shkollës Fillore “Koto Hoxhi”, Bashkia Gjirokastër, Shqipëri, u realizuan punimet e ndërtimit të cilat u zbatuan gjatë periudhës 10 Janar 2022 – 19 Maj 2022, nga Shoqëria “2RC” Sh.p.k. & “ED Konstruksion Sh.p.k”, me investitor Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Vlera e kontratës është 37,478,204.80 lekë (pa TVSH) ose 44,973,845.76 lekë (me TVSH).

Në këtë kontratë përfshihej rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës brenda shkollës me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe funksionalitetit të ndërtesës së kësaj shkolle.

Disa nga ndërhyrjet e realizuara në ndërtesën e kësaj shkolle janë:

  • Punime termoizolimi në tarracë.
  • Dritare të reja dopioxham plastike.
  • Punime termoizolimi të mureve të jashtëm.
  • Punime tavani të varur.
  • Punime lyerjeje të ambjenteve të brendshme..
  • Punime elektrike dhe ndriçim efiçent.
  • Rehabilitimi i paneleve diellore;
  • Tualete të reja.

Për më tepër informacion klikoni linkun më poshtë:

Raport Përfundimtar Shkolla Fillore Koto Hoxhi, Gjirokaster