Punonjës të AKBN-së marrin pjesë në trajnim në “Eni Corporate University”

Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) morën pjesë në një trajnim të rëndësishëm në “Eni Corporate University”, në Milano. Fokus i këtij trajnimi ishte rritja e aftësive profesionale në proceset e negocimit të marrëveshjeve.

1..

AKBN i jep një rëndësi të veçantë dhe mbështet vazhdimisht rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe krijon mundësi për zhvillimin e punonjësve.

2..

Këto trajnime janë pjesë e bashkëpunimit të frytshëm mes AKBN-së dhe Eni Albania B.V., duke siguruar që stafi të jetë i përgatitur dhe i pajisur me aftësitë e nevojshme për sukses.

3..

4..

5..

6..

7..