Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Janar – Mars 2024

 

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

 

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës

 

 

Data e përgjigjes Përgjigje

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa

 

 

1. 28.12.2023 Dhënia e hartës të ndarë në zona kadastrale në lejen minerare të kompanisë Selenica Bituminous Gravel, në Bezhan – Milec, në bashkinë Kolonjë, sipërfaqja e cila do të shfrytëzohet është 30.64ha.

 

 

16.01.2024 Të gjitha llojet e lejeve minerare të përcaktuara të ligjit minerar pasqyrohen në bazën topografike sipas sistemit Gauss- Kryger. Në praktikën tonë nuk aplikohet sistemi kadastral. E plotë Nuk ka
2. 19.01.2024 Në kuadër të një studimi të, jam duke monitoruar performancën e dy kompanive kineze që shfrytëzojnë burimet natyrore në Shqipëri: Beralb (K12107002A)  dhe Bankers Petroleum (K43128401L).

1. Sa është numri i punonjësve të secilës prej dy kompanive të sipërcituara?

2.Sa është volumi i produkteve të nxjerra nga këto dy kompani gjatë vitit 2023?

3. Sa është vlera e rentës minerare që këto dy kompani kanë paguar gjatë vitit 2023?

4. Kur përfundojnë kontratat e shfrytëzimit për të dy këto raste?

 

06.02.2024 Pergjigje 06.02.2024 E plotë Nuk ka
3. 07.02.2024 – Lista e plotë e kompanive të licencuara që ushtrojnë aktivitetin në fushën e guroreve në RSH.

– Sa kompani kanë kryer rehabilitimin e zonës në  10 vitet e fundit, sipas dispozitave ligjore.

– Lista e plotë e kompanive që nuk e kanë kryer rehabilitimin e zonës.

– Sa për këtyre zonave ku ushtrohet aktiviteti paraqitet nivel i madh i ndotjes së mjedisit.

14.02.2024 Kthim pergjigje 14.02.2024 E plotë Nuk ka
4. 08.02.2024 Informacion mbi subjektin Gruppo Babasi sh.p.k. zoterues i lejes minerarenr. 1740 datë 10.02.0215: A është revokuar leja nga AKBN? Ky subject aktualisht a disponon leje apo jo?

 

 12.02.2024 Pas kërkesës së subjektit me shkresën nr.02/23-01 prot., datë 24.03.2023, hyrë në AKBN me nr. 1755 prot., datë 29.03.2023 për revokimin e lejes minerare nr.1740 datë 10.02.2015, nga ana jonë i është kthyer përgjigje nr.1755/1 prot., datë 19.05.2023 në të cilën citohet se subjekti duhet të paraqesë raportin përfundimtar të Mbylljes së objektit. Gjithashtu dhe MIE me shkresën nr.3112/1 prot., datë 25.03.2023 ka njoftuar subjektin për zbatimin e planit përfundimtar të mbylljes së aktivitetit minerar, rehabilitimin e mjedisit për sipërfaqen e prekur nga aktiviteti minerar. Subjekti “Gruppo Babasi” shpk, me shkresën e MIE nr.3112/2 prot., datë 05.07.2023 është njoftuar për fillimin e procedurës së revokimit të lejes minerare nr.1740 dhe është Revokuar me shkresën e MIE nr.3112/3 prot., datë 31.08.2023. Me shkresën e AKBN nr.1755/5 prot., datë 23.11.2023, subjektit i është dërguar përsëri njoftim që të bëjë rehabilitimin e mjedisit dhe të sjellë planin e mbylljes përfundimtare të objektit. E plotë Nuk ka
5. 19.02.2024 A ka leje mjedisore subjekti, për nxjerrjen e gëlqerorit të mermerizuar në Rasek, nga nënkontraktori “NGA GROUP“ shpk? Kur është pajisur me këtë leje dhe si i keni adresuar shqetësimet e banorëve?

–           Ju lutem më vini në dispozicion koordinatat e subjektit “Gruppo Babasi”sh.p.k zotërues i lejes minerare nr.1740, datë 10.02.2015, objekti “Baks” qarku Shkodër.

 

27.02.2024 Pergjigje 27.02.2024 E plotë Nuk ka
6. 28.03.2024 Procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për importin e naftës bruto dhe të rafinuar që do të përdoret për operacionet e brendshme të një shoqërie, duke përfshirë kërkesat për licenca, autorizime ose çdo miratim tjetër të veçantë.
Kufizime apo kuota specifike që aplikohen për importet e tilla, të ndryshme nga ato të përdorura për qëllime tregtie.
Ndikimi i këtyre importeve në legjislacionin mjedisor dhe sigurinë operacionale, veçanërisht nëse ka kritere ose standarde të veçanta që duhet të përmbushen.
03.04.2024 Përsa i përket kërkesës suaj mbi informacionin, ju bëjmë me dije se AKBN (më saktë Drejtoria e Procedurave Hidrokarbure) nuk është  institucioni që jep licencën për importin e naftës,   kufizime apo kuota specifike që aplikohen për importet e tilla, të ndryshme nga ato të përdorura për qëllime tregëtie etj.

Puna që kryejmë konstaton në përjashtimin nga detyrime doganore dhe tvsh-ja në import për materialet ose pajisjet që përdoren nga kontraktorë ose nënkotraktorët e tyre vetëm për operacionet hidrokarbure, duke ju referuar UDHËZIMIT TË PËRBASHKËT Nr.17 më datë 12.06.2015.

Si e tillë trajtohet edhe lënda “diesel” e cila përdoret për sondat e shpimit për operacionet hidrokarbure.

Kjo përfitohet nga kontraktorët të cilët lidhin marrëveshje hidrokarbure me Shtetin Shqiptar ose nënkontraktorët që lidhin kontrata midis tyre.

 

E plotë Nuk ka