MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës
|
Data e përgjigjes | Përgjigje
|
Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa
|
| 1. | 02.02.2026 | Ju lutem, vendosni në dispozicion VNM-ja e miratuar për ndërtimin e hidrocentraleve Ura e
Tamares (HEC Kozhnje 1, Kozhnje 2 dhe Tamara) në pellgun ujëmbledhës të lumit të Cemit të Vuklit, bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër. 2. Ju lutem, vendosni në dispozicion: a.) deklaratën mjedisore, b.)procesverbalin e dëgjesës publike dhe c.)kontratën koncensionare. |
12.02.2026 | Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion më datë 02.02.2026, po ju vendosim në dispozicion materialin e kërkuar.
Bashkëlidhur do të gjeni: -Kontratën koncesionare dhe Kontratën shtesë për ndërtimin e hidrocentralit “Ura e Tamarës”; -Vendim për VNM e thelluar. kontrate koncensioni baze kontrate koncensioni shtese VNM Ju bëjmë me dije se, nuk i disponojmë dëgjesat publike. |
E plotë | Nuk ka |
| 2. | 11.02.2026 | 1. A ka AKBN-ja informacion nëse subjektet që po marrin zhavor/derdhin inerte apo punojnë në
brendësi të lumit Shkumbin në projektin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë të licencuara për shfrytëzim inertesh? 2. Cilat janë kompanitë e pajisura me leje për shfrytëzim inertesh apo ndërhyrje në lumin Shkumbin për projektin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë? 3. Cilat janë koordinatat e lejuara/miratuara për të devijuar rrjedhën e lumit Shkumbin, apo nxjerrjen e zhavorrit? 4. A ka kryer AKBN-ja monitorime në terren gjatë periudhës kur po kryhen punimet? Nëse po, kur është kryer inspektimi i fundit në zonën ku po ndërhyhet në lumin Shkumbin? 5. Nëse keni kryer inspektim, cilat janë gjetjet tuaja? A janë konstatuar shkelje për devijim të rrjedhës së lumit, derdhje të inerteve në shtrat dhe nxjerrjen e zhavorit jashtë koordinatave të miratuara? 6. A ekziston një raport për ndikimin e këtyre punimeve në cilësinë e ujit, biodiversitetit dhe rrezikun e përmbytjes? |
17.02.2026 | Në përgjigje të kërkesës më datë 11.02.2026, dërguar me email datë 11.02.026 në info@akbn.gov.al, me lëndë “Kërkesë për informacion”, ku kërkoni informacion mbi subjektet që po marrin zhavor/derdhin inerte apo punojnë në brendësi të lumit Shkumbin, ju informojmë se aktiviteti në shtratet e lumenjve nuk është objekt i punës së AKBN-së.
Shoqëritë që kryejnë një aktivitet të tillë shfrytëzimi, licensohen dhe monitorohen nga organe të tjera shtetërore.
|
E plotë | Nuk ka
|
| 3. | 17.02.2026 | Sa inspektime teknike ka kryer AKBN për veprat ujore (HEC, diga, devijime) në 5 vitet e fundit?
● A ka konstatuar AKBN raste mosrespektimi të kushteve teknike? ● Sa raste janë referuar për ndëshkim? ● Në sa raste janë vendosur penalitete dhe cilat kanë qenë ato?
|
24.03.2026 | Referuar VKM-së Nr.547, Dt.09.08.2006, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar, AKBN ka objekt të veprimtarisë së saj zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik.
Përsa i përket sektorit energjitik AKBN monitoron Kontratat e Koncesionit ose jo objekt koncesioni për centralet prodhuese me burime të rinovueshme. Ky monitorim kryhet gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës si në terren në aspektin teknik ashtu me shqyrtimin teknik ndërtimor që shoqëritë dorëzojnë në AKBN. Monitorimet e kryera gjate 5 viteve të fundit për HEC-e: Vitet Numri i kontratave te monitoruara
2021 87 2022 115 2023 107 2024 121 2025 176 Pas konstatimit të mos respektimit të kushteve teknike, referuar VKM-së së sipërcituar dhe kontratave përkatëse, AKBN ka informuar Autoritetin Kontraktor (MIE) mbi gjetjet dhe konstatimet nëpërmjet raportimeve periodike të monitorimit si dhe nëpërmjet shkresave të veçanta për secilën kontratë. Për të gjitha shkeljet, nga ana e AKBN-së i janë propozuar Autoritetit Kontraktor, penalitetet e parashikuara në kontratat përkatëse. Me ndryshimet e VKM-së Nr.506, datë 01.08.2024, AKBN ka vendosur 172 penalitete për mos raportimin çdo 3 muaj të shoqërive. |
E plotë | Nuk ka |
| 4. | 19.02.2026 | Kërkoj të më vihen në dispozicion informacioni dhe dokumentat e mëposhtëm për lumenjtë
dhe përrenjtë kryesorë të Parkut Shebenik–Jabllanicë: 1. Ju lutemi të na vini në dispozicion të dhënat për 5 vitet e fundit mbi: ○ prurjet mesatare vjetore ○ prurjet minimale 2. Sa koncesione ose leje shfrytëzimi uji janë aktive aktualisht: ○ brenda parkut Kombëtar Shebenik–Jabllanicë ○ në zonën përreth? 3. Për secilin rast, kërkojmë informacion mbi: ○ sasinë e ujit të lejuar për shfrytëzim ○ sasinë e përcaktuar si rrjedhë ekologjike. 4. A ka AKBN raste të dokumentuara ku operatorët: ○ nuk kanë respektuar rrjedhën ekologjike? ○ Nëse po, sa raste dhe çfarë masash janë marrë? |
05.03.2026 | Përgjigje 05.03.2026 | E plotë | Nuk ka |