Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Korrik – Shtator 2024

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor
Data e kërkesës
Objekti i kërkesës
 
Data e përgjigjes
Përgjigje
Mënyra e përfundimit të kërkesës
Tarifa
 
11.
10.07.2024
Saktësim për secilën karrierë
1. Vendndodhjen e saktë të objektit
2. Koordinatat e objektit në Gauss Kruger.
3. Emrin e subjektit që e shfrytëzon.
4. Llojin e mineralit/ sip. në ha që shfrytëzon dhe prodhimin ditor.
18.07.2024
Përgjigje 18.07.2024
E plotë
Nuk ka
12.
11.07.2024
– Emrat, pozicionet dhe vjetërsinë në punë të emërimeve në strukturën e re;
– Emrat,pozicionet dhe vjetërsinë në punë të punonjësve të larguar
15.07.2024
Përgjigje 15.07.2024
E plotë
Nuk ka
13.
15.07.2024
Sa është numri i lejeve të HEC-eve që janë vënë në punë? Ju lutem na vini në dispozicion listën e këtyre HEC, vendndodhjen dhe kush e ka fituar koncensionin.
– A e ka monitoruar AKBN detyrimin  për lënien e një sasie të ujit në shërbim të komunitetit? A e respektojnë koncesionarët këtë detyrim? Na vini në dispozicion gjetjet
–  A keni konstatuar raste kur është shkelur detyrimi për rrjedhën e lirë të lumit? Si veprohet në këto raste?
22.07.2024
Përgjigje 22.07.2024
E plotë
14.
26.07.2024
Kërkohen të dhëna për subjektin “Nacional” sh.p.k. i cili operon Brenda territorit të bashkisë Selenicë dhe kryen aktivitetetin e nxjerrjes së gurit gëlqeror, a I ka active lejet mjedisore  dhe minerale per të ushtruar aktibitetin e shfrytëzimit t guroreve?
08.08.2024
Subjekti “Nacional” sh.p.k, nuk ka leje minerare aktive, pasi leja minerare Nr.594/1, datë 25.01.2001, e dhënë për shfrytëzimin e mineralit gëlqeror, në objektin “Drashovicë”, Bashkia Selenicë, Qarku Vlorë, i ka mbaruar afati dhe nuk është miratuar shtyrja.
Për sa më sipër, AKBN, me shkresën Nr. 5768 prot., datë 26.12.2023, ka njoftuar subjektin të dorëzojë raportin tekniko-ekonomik dhe planin e rehabilitimit të mjedisit, planin e trajtimit të mbetjeve dhe planin e mbylljes përfundimtare të objektit.​
E plotë
Nuk ka
15.
19.09.2024
1- A keni kryer analiza për 800 tonë mbetje të eksportuara nga Shqipëria, që Rrjeti i Bazelit i ka cilësuar si të rrezikshme?
2- Nëse po? Cila ishte përgjigja e anlaizave? Dhe në intere të informimit të opinionit publik, ju lutem na vini në dispozicion rezultatin e kësaj analize?
3-  Në vitin e fundit a keni testuar mbetje të tjera që janë eksportuar nga vendi ynë? Cilat kanë qenë përgjigjet e këtyre analizave?

 

02.10.2024
Në përgjigje të  kërkesës tuaj ku kërkoni informacion për mbetjet e dyshuara të rrezikshme, nga Durrësi në drejtim të Tajlandës ju bëjmë me dije për  tre pikat e kërkuara nga ana juaj si më poshtë:
1.  A keni kryer analiza për 800 tonë mbetje të eksportuara nga Shqipëria, që Rrjeti i Bazelit i ka cilësuar si të rrëzikshme?
Jo nuk kemi kryer asnjë llojë analizash për çështjen në fjalë pasi Laboratori ynë nuk e ka tagrin për të përcaktuar vetitë e rrezikshme në minerale.
 Ne kryejmë vetëm analiza fiziko-kimike për të përcaktuar  përqindjen e elementeve të kërkuar nëminerale.
 
2.  Nëse po? Cila ishte përgjigja e analizave? Dhe ne interes të informimit të opinionit publik,ju lutem na vini në dispozicion rezultatin e kësaj analize?
Sipas citimit të mësipërm Laboratori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk ka kryer asnje lloj analize  për rastin e sipërcituar nga ana juaj dhe nuk ka asnje lloj informacioni për t’ju inormuar juve dhe opinionin publik.
3.  Në vitin e fundit a keni testuar mbetje të tjera që janë eksportuar nga vendi ynë? Cilat kanë qënë përgjigjet e ketyre analizave?
Në ambientet e Laboratorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk janë testuar asnjëherë mbetje të kësaj kategorie pasi ne kryejme analiza vetëm për përpërcaktimin e elementeve në minerale të ngurta.
E plotë
Nuk ka