REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE PRILL-MAJ

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

 REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr. Rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës

 

 

Data e përgjigjes Përgjigje

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa

 

 

5. 09.04.2026 – A janë dhënë leje nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin në kuadër të ndërtimit të Korridori VIII?

– Nëse po, sa leje janë dhënë dhe cilat janë subjektet që i kanë përfituar ato?

– Në cilat zona konkrete të lumit Shkumbin parashikohet ose është lejuar shfrytëzimi i inerteve?

– Cilat janë sasitë e lejuara të nxjerrjes së inerteve dhe sa është sasia e shfrytëzuar deri më tani?

– Për cilat periudha kohore janë dhënë këto leje dhe cilat janë afatet e vlefshmërisë së tyre?

– Cilat janë kriteret dhe procedurat e ndjekura për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e inerteve në këtë zonë?

– A janë këto leje të lidhura me projekte konkrete infrastrukturore dhe nëse po, cilat janë këto projekte?

– A janë përcaktuar zona të ndaluara ose të kufizuara për nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin?

– A monitoron Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore zbatimin e këtyre lejeve dhe cilat janë rezultatet e këtij monitorimi?

– A janë konstatuar shkelje gjatë shfrytëzimit të inerteve në lumin Shkumbin dhe çfarë masash janë marrë?

– A disponon AKBN raporte mbi ndikimin e nxjerrjes së inerteve në shtratin dhe rrjedhën e lumit Shkumbin?

– Cilat institucione të tjera janë përfshirë në miratimin dhe monitorimin e këtij aktiviteti?

14.04.2026 Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion me lëndë “Kërkesë për informacion“, ku kërkoni informacion mbi lejet e dhëna  për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin, numrin e tyre, sasitë e lejuara së nxjerrjes së inerteve, procedurat e ndjekura për dhënien e lejeve etj., ju informojmë se aktiviteti i shfrytëzimit  në shtratet e lumenjëve nuk është objekt i punës së AKBN-së. E plotë Nuk ka
6. 14.04.2026 Vënien në dispozicion të kopjes së shkruar në letër , në formë të njësuar me origjinalin, të çdo  akti,që zotëroni, të çdo natyre, karakteri  dhe efekti, të lidhur me koncesionin e veprës “Hec Vinjolli 1”, në përroin e Varoshit, Manazdresë dhe Lajthit, me subjekt ndërtues “Doma Group” sh.p.k. 04.05.2026 Shoqëria “Doma Group”sh.p.k. është zbatuese e kontratës nr. 641 rep., nr. 196/1 kol. datë 27.12.2018 lidhur me MIE  për ndërtimin e Hec-it Vinjolli 1. Pas nënshkrimit të kontratës kjo shoqëri ka dorëzuar të gjitha lejet dhe licencat për zbatimin e projektit të miratuar si më poshtë:

-Leje ndërtimi nr. 1381/4 prot. datë 12.05.2025, për ndërtimin e hec-it Vinjolli 1, lëshuar sipas vendismit nr. 21 datë 12.05.2024 të Këshillit Kombëtar të Territorit.

– Leje për përdorim të burimit ujor nr. 39 prot. datë 28.12.2023 lëshuar nga Këshilli i Basenit Ujor.

– Vendim për VNM Paraprak AN230520230011, Komisioni 96 datë 21.09.2023, lëshuar nga MTM.

-Kontratë qiraje  për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor public, lidhur me bashkinë Mat, nr. 2749 prot. datë 29.10.2018.

– Miratim pikë lidhje nr. 14690/3 prot. datë 25.07.2018, lëshuar nga OSHEE.

– Vendim nr. 1216 datë 03.10.2018 të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Vendim nr.293 datë 05.07.2019 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

-Oponencë Teknike nr. 4489 prot. datë 30.04.2018 lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore.

E plotë Nuk ka
7. 30.04.2026 Bazuar në informacionin e publikuar së fundmi në media lidhur me praninë e gazit në zonën e Hidrovorit në Akërni, si dhe verifikimet e kryera nga specialistët e AKBN në terren, kërkojmë informacion zyrtar lidhur me situatën.

Pyetjet:

1.    Cilat janë gjetjet paraprake të specialistëve të AKBN pas inspektimit te merkueren në zonë?

2.    A është identifikuar deri tani burimi i gazit pranë Hidrovorit të Akërnisë?

3.    A përbën rrezik për banorët, vizitorët dhe mjedisin, pasi është zone e mbrojtur?

4.    Çfarë masash konkrete po ndërmerren nga AKBN dhe institucionet përkatëse për monitorimin dhe menaxhimin e situatës?

5.    Kush po kryen aktualisht punime apo shpime në këtë zonë dhe nëse këto punime realizohen nga kompani private apo institucione shtetërore?

6.    Nëse bëhet fjalë për kompania private, a disponojnë ato leje përkatëse për aktivitet në këtë territor?

7.    Kur pritet të dalë një raporti përfundimtar mbi verifikimet e kryera nga AKBN?

 

25.05.2026 AKBN në vijim të marrjes së njoftimit nga ana e mediave mbi çlirimin e gazit në zonën e Hidrovorit në Akërni kreu një verifikim në këtë zonë me punonjësit e saj në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Albpetrol sha.

Në vijim të kërkesës suaj për informacion, ju sqarojmë se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) nuk është institucion që administron apo zotëron objektin/pusin në fjalë në zonën e Hidrovorit, Akërni. AKBN ka ushtruar vetëm një verifikim në terren, në kuadër të funksioneve të saj teknike, në bashkëpunim me Albpetrol SHA dhe specialistët përkatës.

Në këtë kuadër, grupi i përbashkët i ekspertëve të AKBN dhe Albpetrol ka kryer inspektim në zonë, pas sinjalizimeve të publikuara në media, me qëllim vlerësimin paraprak të situatës.

Në vijim të këtij verifikimi si dhe në përgjigje të pyetjeve tuaja ju informojmë si vijon:

1. Cilat janë gjetjet paraprake të specialistëve të AKBN pas inspektimit në zonë?

Gjatë inspektimit në terren, në bashkëpunim me Albpetrol SHA, është evidentuar vizualisht një pikë ku dyshohet për dalje “gazi”. Zona u inspektua në vend dhe u morën në konsideratë kushtet gjeologjike dhe mjedisore të saj.

2. A është identifikuar deri tani burimi i gazit pranë Hidrovorit të Akërnisë?

Deri në këtë fazë nuk është identifikuar një burim i konfirmuar i gazit. Vlerësimet paraprake të specialistëve orientojnë drejt mundësisë së çlirimeve natyrore në kushte kënetore.

3. A përbën rrezik për banorët, vizitorët dhe mjedisin?

Në këtë fazë të verifikimeve nuk janë konstatuar elementë që tregojnë rrezik të menjëhershëm për banorët, vizitorët apo mjedisin.

4. Çfarë masash po ndërmerren?

Ndërmarrja e masave për monitorimin dhe menaxhimin e situatës nuk është në kompetencë të AKBN, duke qenë se nuk kemi të bejmë me një pus të shpuar si pasojë e aktivitetit hidrokarbur. Mendojmë që organet lokale përkatëse mund të marrin masa me qellim konkludimin se prej cilit subjekt apo individ mund të jetë shpuar pusi.

5. Kush po kryen aktualisht punime apo shpime në zonë?

Nga ana jonë mund t’Ju njoftojmë se deri më sot në këtë zonë nuk po kryhen punime apo shpime nga subjekte të kontraktuara me qellim investimet në sektorin hidrokarbur. Nga ana jonë nuk kemi informacion apo kompetencë për të përcaktuar se cili mund të ketë kryer këto shpime të cilat nuk janë për qellime të sektorit hidrokarbur.

6. Nëse bëhet fjalë për kompani private, a disponojnë ato leje?

Nga ana jonë nuk e disponojmë këtë informacion pasi nuk ka kompani private të kontraktuara në sektorin hidrokarbur.

7. Kur pritet raporti përfundimtar?

Duke qenë se objekti në fjalë nuk është pus që përfshihet në përgjegjësinë apo administrimin e AKBN, nuk kemi kompetencë për hartimin apo publikimin e një raporti përfundimtar në këtë rast.

 

E plotë Nuk ka
8. 11.05.2026 Informacion në lidhje me pusin e vjetër “Seman 3”.

Kam marrë informacion se në këtë zonë ka dalje uji dhe jam i interesuar të di statusin juridik dhe teknik të këtij burimi, si edhe nëse ekziston mundësia e përdorimit të tij për aktivitet agro-industrial.

Ju lutem të më informoni:

nëse ky burim është i lirë për përdorim apo në administrim të ndonjë subjekti tjetër,

cilat janë procedurat për të marrë të drejtat e përdorimit,

çfarë licencash ose autorizimesh nevojiten,

dhe cilat janë kushtet ligjore dhe teknike për një përdorim të rregullt.

 

03.06.2026 Pusi Semani-3 ndodhet në rajonin e Semanit, në zonën bregdetare. Nga pikëpamja gjeologo-strukturore, pusi është vendosur mbi depozitimet e Kuaternarit, në pjesën jugperëndimore të strukturës brahioantiklinale të Semanit.

Pusi ka pasur karakter struktural-kërkues. Detyra kryesore e tij ka qenë sqarimi i ndërtimit gjeologjik në thellësi të katit të poshtëm struktural, vleresimi i naftë-gazmbajtjes së tij, si dhe, si detyrë suplementare, kontrollimi i katit të sipërm struktural.

Shpimi i pusit ka filluar me datë 21.03.1969 dhe ka përfunduar më datë 18.10.1970. Thellësia e projektuar e pusit ka qenë 4000m, ndërsa thellësia faktike e arritur ka qenë 3758m.

Gjatë punimeve për arritjen e thellësisë përfundimtare, në thellësinë 3356m u shkaktua fontanim, i cili bllokoi instrumentin dhe shkaktoi këputjen e kolonës teknike në thellësinë 1090m. Kjo avari coi në likuidimin e pusit.

Pusi është likuiduar dhe gryka e tij është mbyllur me fllanxhë hermetike.

Pusi Semani-3 nuk mund të përdoret për shfrytëzim uji, pasi depozitimet e Astianit dyshohet se përmbajnë ujë të kripur. Gjithashtu, pusi nuk mund të përdoret si pus piezometrik, injektimi apo kontrolli, për arsye se mungojnë shtresat produktive dhe nuk ka puse shfrytëzimi përreth.

Aktualisht në bllokun e kërkimit në të cilin gjendet ky pus nuk ka aktivitet hidrokarbur pasi blloku është i lirë. Lidhur me kërkesën tuaj për marrjen e licensave për shfrytëzimin e këtij pusi, sqarojmë se nuk është në objektin e veprimtarisë së AKBN-së dhënia e lejeve apo licensave personave fizik me qellim shfrytëzimin e puseve të caktuar.

 

E plotë Nuk ka
9. 22.05.2026 1. Numrin e subjekteve të licencuara që ushtrojnë aktivitet në lumin Mat gjatë viteve 2023-2025.

2. Listën e subjekteve me:

· licencë aktive,

· licencë të pezulluar,

· ose aktivitet të ndërprerë.

3. Vendndodhjen dhe koordinatat e zonave të licencuara për nxjerrjen e inerteve.

4. Sasitë e lejuara për nxjerrje sipas licencave respektive.

5. Nëse janë konstatuar subjekte që ushtrojnë aktivitet pa licencë në këtë zonë.

6. Numrin e kontrolleve të ushtruara dhe masave administrative të propozuara ose referuara pranë institucioneve kompetente.

 

25.05.2026 Në përgjigje të kërkesës suaj dërguar me email datë 22.05.026 në info@akbn.gov.al, me lëndë “Kërkesë për informacion mbi aktivitetin e nxjerrjes së inerteve në lumin Mat”, ju bëjmë me dije se aktivitetet e shfrytëzimit në shtratet e lumenjve nuk bëjnë pjesë në fushën e kompetencës së Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

 

Licencimi dhe monitorimi i këtyre aktiviteteve kryhet nga institucionet shtetërore përgjegjëse përkatëse AMBU.

 

Nuk hapet faqja zyrtare e AMBU për t’ja referuar koordinatores së saj.

 

E plotë Nuk ka
10. 25.05.2026 -A kërkohet leje për përdorimin e detektorit për kërkim të arit në lumenj ose zona malore?

-Në rast se gjendet ar dhe nevojitet gërmim i vogël (rreth 20–25 cm), a konsiderohet aktivitet minerar dhe çfarë leje nevojitet?

-Cili institucion e lëshon këtë leje dhe cila është procedura e aplikimit?

-A ka kufizime për zona si Mirditë (Fan / Kaçinar / Perlat), Librazhd (Babje / Shkumbin), Tropojë, Bulqizë, Pukë, Fushë-Arrëz ose Munellë?

-Si mund të verifikohet nëse një zonë ka leje minerare aktive ose kufizime të tjera?

 

26.05.2026 Ju informojmë se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nuk ka objekt të veprimtarisë së saj, pikat e kërkesës për informacion për të cilat ju jeni i interesuar.

Lidhur me pikën 5 të kërkesës suaj mund t’ju referojmë në faqen zyrtare të ASIG  (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor) në direktorinë “Burimet minerare” ku do të gjeni lejet minerare të shfrytëzimit.

 

E plotë Nuk ka