MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË
AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
| Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
| 14. | 01.07.2025 | Baza ligjore mbi të cilën ngrihet sistemi Rev-Zone dhe detyrimi i subjekteve minerare për të bërë vetdeklarimet vjetore si dhe vendosja në dispozicion i raporteve për treguesit vjetor të vetdeklarimeve për vitin 2022,2023,2024 | 11.07.2025 | Baza ligjore për kryerjen e vetdeklarimeve vjetore të subjekteve zotërues të lejeve minerare shfrytëzimi, është në zbatim të
Ligjit nr. 10304, datë 15.07.2010, “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 36, pika 12. 2- Treguesit vjetor mbi realizimin e prodhimit sipas mineraleve për vitin 2022, 2023 dhe 2024, janë të publikuara në broshurën e AKBN-së (Drejtoria Minerare) e vitit 2024. 3- Baza ligjore mbi të cilën ngrihet platforma digjitale Revzone nuk e disponojmë. |
E plotë | Nuk ka |
| 15. | 18.07.2025 | Informacion mbi fabrikën e pasurimit të bakrit, kompaninë Beralb sh.a., në Fushë- Arrëz:
– A disponon kompania licencat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit? – A ka konstatuar institucioni juaj ndotje mjedisore në terren nga kjo kompani? – A janë marrë masa nga institucioni juaj? |
24.07.2025 | Lidhur me kërkesën për informim nga ana juaj për fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë Arrëz që i përket shoqërisë koncesionare “Beralb” sh.a., ju informojmë si më poshtë:
1- Fabrika e pasurimit si pjesë e shoqërisë koncesionare “Beralb” sh.a., disponon licencat përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë minerare të përpunimit. 2- Në monitorimin e bërë në muajin Qershor të këtij viti nga AKBN- ja, u vërtetua zbatimi i detyrës së lënë për vendosjen e impiantit të trajtimit të ujërave pas procesit të dekantimit. Bazuar në kompetencat ligjore të AKBN-së, analizuam kampionin në ujërat që dalin mbas trajtimit të tyre, në ambientet e fabrikës dhe në prezencë të përfaqësuesve të saj, dhe rezultoi që vlera e pH-it dhe përqendrimi i të ngurtit ishin brenda vlerave të standardeve mjedisore. 3- Duke qenë se detyrat e lëna nga ana jonë ishin zbatuar, nuk u morën masa ndëshkimore. |
E plotë | Nuk ka |
| 16. | 20.07.2025 | 1. Listën e impianteve të monitoruara për 6 mujorin e parë të vitit 2025, ku të përfshihen emri i hidrocentralit (1,2,3…), lumi (dega), bashkia (Njësia Administrative) dhe fuqia (KW).
2. Për cilat impiante, konkretisht, u pajisën kompanitë me CVM. 3. Për cilat impiante, shoqëritë e monitoruara nuk arritën të merrnin CVM. 4. Vënia në dispozicion sipas të njëjtës skemë edhe të të dhënave për monitorimin e kryer në 6-mujorin e dytë të 2024. 5. Nëse gjatë monitorimve ka patur vënie gjobash, lutem një raport mbi gjobat: emrat e kompanive, masën, kohën dhe shkakun e gjobës. |
04.08.2025 | Lidhur me informacionin e kërkuar përsa i përket pajisjes me CVM për Hec-et në Prodhim shprehemi si më poshtë:
Për vitin 2024 jemi në Proces mbi hartimin e CVM. Në bazë të detyrave funksionale AKBN nuk vendos gjoba. Pas daljes së VKM nr. 506, datë 01.08.2024 do të monitorohen të gjitha Hec-et në Prodhim, shoqëritë njoftohen paraprakisht dhe monitorimi kryhet nga ana teknike.
|
E plotë | Nu ka |
| 17. | 20.07.2025 | Të dhëna të plota mbi monitorimin e prodhimit të energjisë nga HEC-et (“Monitorimi i prodhimit të energjisë elektrike do të kryhet çdo 5 vjet…”) sipas viteve, objekt monitorimi. | 25.07.2025 | Në përgjigje tuajës ku kërkoni, “Të dhëna të plota (Listën) mbi monitorimin e prodhimit të energjisë nga HEC-et (“Monitorimi i prodhimit të energjisë elektrike do të kryhet çdo 5 vjet…”) sipas viteve, objekt monitorimi”, sqarojmë si vijon:
Referuar VKM-së Nr.547, datë 09/08/2006, të ndryshuar, “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore”, ka objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjitik”. Informacioni i kërkuar nga ana juaj “të dhëna të plota mbi monitorimin e prodhimit të energjisë nga Hec-et (monitorimi i prodhimit të energjisë elektrike do të kryhet çdo 5 vjet.) sipas viteve objekt monitorimi” është informacion publik i cili ndodhet në site-t zyrtare të institucioneve përgjegjëse për energjinë elektrike si ERE (Enti Rregullator i Energjisë) i cili publikon çdo vit Raportin Vjetor. Në këtë raport janë të pasqyruara të gjitha të dhënat mbi prodhimin e Hec-eve objekt koncesioni ose jokoncesioni për çdo vit. |
E plotë | Nuk ka |
| 18. | 20.07.2025 | Numri i përgjithshëm i projekteve të zbatimit për ndërtime hidrocentralesh, emrat, vendndodhja, kapaciteti, që janë trajtuar dhe që janë miratuar nga Grupi i Oponencës, pranë AKBN-së. | 29.07.2025 | E plotë | Nuk ka | |
| 19. | 21.07.2025 | Kërkoj të pajisem me një kopje të Bilancit të Energjisë T1- 2025 | 25.07.2025 | AKBN është në procesin e përpunimit të të dhënave për vitin 2024, me qëllim perfundimin e hartimit të Bilancit të Energjisë për vitin 2024.
Përsa i përket Bilancit të Energjisë për vitin 2025, puna për hartimin e tij dhe mbledhja e të dhënave fillon dhe punohet përgjatë vitit 2026. Sa më sipër, ju bëjmë me dije se pas mbylljes së Bilancit të Energjisë, ndër vite bëhet publikimi në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. |
E plotë | Nuk ka |
| 20. | 28.07.2025 | Kërkoj hartën në të cilën ndodhen të gjitha veprat e marrjes dhe godinat e impianteve të prodhimit të energjisë nga burime hidrike të kontratave hidrike të kontratave koncesionare te të impianteve të prodhimit të energjisë elektrike nga burime hidrike nga kontrata jokoncesionare, të cilat janë në ndërtim e sipër ose në prodhim. | 30.07.2025 | Harta apo vendodhja e veprave te marrjes dhe te godinave te centraleve mund t’i gjeni tek ASIG Geoportal(Burimet Energjetike), pasi aty pasqyrohen si vendodhje. | E plotë | Nuk ka |
| 21. | 16.08.2025 | Lista e personave fizikë që janë aktualisht të licencuuar nga MIE/ AKBN për ushtrimin e veprimtarive profesionale në fushën minerare (përfshirë gurët ndërtimorë dhe mineralet metalike).
Kategoritë e licencave që këta persona zotërojnë (p.sh. Mbikqyrje, projektim, kolaudim, etj.). |
27.08.2025 | Ju informojme se nuk e disponojmë një listë të tillë, por mund të drejtoheni në linkun e mëposhtëm të Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) e cila bën dhe përditësimin e tyre.
|
E plotë | Nuk ka |