Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve Tetor – Dhjetor 2025

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

 REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

Nr.   Data e kërkesës Objekti i kërkesës

 

 

Data e përgjigjes Përgjigje

 

Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa

 

 

22. 24.10.2025 1.Lista me kompanitë minerare që operojnë në zonën e Hasit për vitet 2023-2025.

2. Sa ishte vlera e garancisë financiare për rehabilitimin e mjedisit për kompanitë minerare që operojnë  në territorin e  bashkisë së Hasit për vitet 2023-2025.

3.Sa është pagesa e rentës minerare nga këto kompani për vitet 2023-2025. Sa është pjesa ë rentës në shifra që i ka kaluar bashkisë së Hasit gjatë kësaj periudhe,

4. A ka kryer AKBN monitorime të gjendjes apo situatës së dampave që ndodhen në Has, dampa e ish fabrikës së pasurimit të bakrit në Golaj dhe dampa e ish fabrikës së pasurimit të kromit në Perollaj.

5. A ka patur ankesa nga komuniteti në lidhje me ndotjen që rrjedh nga këto dampa.

6. Nëse keni kryer analiza në lidhje me përmbajtjen e dampave dhe ujërvae që qarkullojnë rreth tyre, ju lutem të na vini në dispozicion.

7. Në lidhje me dampën e Perollaj, ajo është ende në përgjegjësi të kompanisë private apo të institucioneve shtetërore, duke patur parasysh se impianti i pasurimit të kromit ka vite që është mbyllur?

8. Sa është vlera e garancisë financiare për rikuperimin e mjedisit që paguhet nga Beralb në lidhje me aktivitetin e Fabrikës së Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz.

9. Ju keni kryer një monitorim në këtë fabrikë në qershor të vitit 2025. A mund të na vini në dispozicion gjetjet e këtij monitorimi së bashku me analizat përkatëse.

05.11.2025 Kthim pergjigje 05.11.2025 E plotë Nuk ka
23. 29.10.2025 1. Cilat kompani kanë licencë aktive për nxjerrje kromi në Bulqizë?

2. A kërkohet për çdo licencë minerare plan menaxhimi të mbetjeve minerare dhe impaktit mjedisor?

3. Sa kompani janë penalizuar për mungesë dokumentacioni teknik dhe ndotje?

4. Kopje të kontratave koncesionare/licencave të dhëna për kompanitë që operojnë aktualisht në Bulqizë.

5. A janë kërkuar garanci financiare për rehabilitim pas mbylljes së aktivitetit minerar?

11.11.2025 Kthim pergjigje 11.11.2025 E plotë Nuk ka
24. 25.11.2025 1. Cila kompani ka aktualisht lejen e shfrytëzimit në Minierën e Spaçit? Ju lutem na vendosni në dispozicion kodet e lejes, data e dhënies dhe e skadimit.

2. A janë kryer inspektime nga AKBN në Minierën e Spaçit gjatë 12 muajve të fundit? Ju lutem specifikoni datat, gjetjet kryesore dhe masat e marra nëse ka pasur shkelje.

3. A është konstatuar rrezik i lartë për sigurinë e punëmarrësve në Minierën e Spaçit? Kërkoj informacion për çdo raport vlerësimi risku dhe detyrimet për kompaninë për rritjen e sigurisë.

4. A ka detyrime të papërmbushura nga kompania që zotëron lejen e Spaçit? Për shembull: rehabilitim mjedisor, menaxhim inertesh, raportime teknike të detyrueshme, plan sigurie, etj.

5. A ka detyrime financiare të papaguara ndaj shtetit nga aktiviteti minerar në Spaç? Renta minerare, taksa, tarifa monitorimi apo penalitete.

6. A është paraqitur ndonjë plan rehabilitimi mjedisor për zonën e Minierës së Spaçit? Nëse po, ju lutem dërgoni kopjen apo përmbledhjen.

7. A ka ndryshuar ndonjëherë pronësia, nënkontraktorët ose përbërja e operatorit minerar në Spaç gjatë 5 viteve të fundit? (Ju lutem, datat dhe arsyet e ndryshimit)

8. Po në zonat e tjera ku kjo kompani ka leje, a ka pasur problematika të konstatuara? Ju lutem për secilën prej tyre kërkojmë informacion njëjtë si për Minierën e Spaçit, të njëjtat pyetje si më lart.

10.12.2025 Pergjigje kerkeses nr. 24 E plotë Nuk ka
25. 25.11.2025 1. Cilat kompani minerare aktualisht kanë leje shfrytëzimi aktive dhe kur skadojnë këto leje? A mund të kem listën zyrtare dhe vendimet përkatëse?

2. Sa inspektime ka kryer AKBN në çdo minierë gjatë 12 muajve të fundit dhe cilat kanë qenë gjetjet kryesore?

3. Sa masa administrative janë vendosur ndaj kompanive minerare dhe për çfarë shkeljesh? Cilat janë shkeljet më të zakonshme dhe kompanitë problematike?

4. Cilat janë detyrimet mjedisore të kompanive minerare dhe sa prej tyre i kanë përmbushur sipas raportimeve të AKBN? (Rehabilitim mjedisor, menaxhim inertesh, ujërat e ndotura, etj.)

5. A ka miniera të vlerësuara me risk të lartë sigurie? Nëse po, cilat janë dhe çfarë masash janë kërkuar?

6. Sa të ardhura i ka sjellë shtetit sektori minerar gjatë vitit të fundit dhe nga cilat kompani vijnë më së shumti? (Të ardhura nga taksa, renta minerare…)

7. A ka kompani me borxhe ose detyrime të papaguara ndaj shtetit nga aktiviteti minerar?

 

10.12.2025 Pergjigje e kerkeses nr. 25 E plotë Nuk ka
26. 13.11.2025 1. A ka pasur grup pune nga institucioni juaj në muajin tetor 2025 në Kurdari për të inspektuar mjedisin përreth? Nëse po, a keni mbajtur procesverbale apo keni një raportmbi vëzhgimin tuaj? Na e vendosni në dispozicion.

2. A ka leje active “Global Interprise Group” për ndërtimin e hidrocentralit “Doma”? Çfarë ndodh nëse gjatë afatit të lejes nuk arrihet të ndërtohet hidrocentrali?

3. Çfarë hapash do të ndërmarrë AKBN për të garantuar që shqetësimet e banorëve të merren parasysh në vijim?

 

17.12.2025 1. Grupi i punës së AKBN-së  ka monitoruar dhe mbajtur procesverbal më datë 22.10.2025 hidrocentralin “Doma”.

2. Shoqëria “Global Interprise Group” sh.p.k. ka leje aktive për ndërtimin e hidrocentralit “Doma”. Nëse hidrocentrali nuk arrihet të ndërtohet gjatë afatit të parashikuar në kontratën koncesionare, atëherë do të aplikohen sanksionet si në kontratën e lidhur mes palëve.

3. AKBN nuk është institucion përgjegjës për garantimin e masave por janë organe të tjera të cilat janë kompetente.

 

E plotë Nuk ka
27. 15.12.2025 Sa është numri dhe vlera e gjobave të vendosura nga institucioni juaj (pavarësisht arsyes së vendosjes së penalitetit apo kategorisë së subjektit) për periudhat:

Janar-Maj 2024

Janar-Maj 2025

 

24.12.2025 Në përgjigje të kërkesës suaj datë 15.12.2025 dërguar në info@akbn.gov.al me lëndë “Kërkesë për Informacion”, ju informojmë si më poshtë vijon:

Për periudhën Janar – Maj 2024 numri i masave administrative të vendosura është 81 dhe vlera e tyre është 12,850,000 lek.

Për periudhën Janar – Maj 2025 numri i masave administrative të vendosura është 134 dhe vlera e tyre është 20,150,000 lek.

 

E plotë Nuk ka
28. 17.12.2025 Kërkoj të më vihet në dispozicion kopje e plotë e lejes minerare të shfrytëzimit të lëshuar për subjektin: Vëllezërit Hazisllari & Qamo (V.H&Q) SHPK, për shfrytëzimin e mineralit gur gëlqeror, objekti “Mëlovë”, qarku Berat / Skrapar.

Kërkoj që dokumentacioni të përfshijë:

1-   aktin e miratimit të lejes minerare,

2-   afatin e vlefshmërisë,

3-   sipërfaqen dhe koordinatat,

4-   çdo akt ndryshimi ose rinovimi.

 

18.12.2025 Lidhur me kërkesën tuaj për informacion ju informojmë se, formatin e plotë të lejes e gjeni në faqen zyrtare të QKB-së në të cilën përcaktohen koordinatat, sipërfaqet, ndryshimet.

 

https://qkb.gov.al/licencat-lejet-e-leshuara-nga-qkb/

 

E plotë Nuk ka
29. 23.12.2025 Kërkoj vënien në dispozicion të dokumentacionit të mëposhtëm:

I.Dokumente aplikimi 

Kërkesa dhe formularët e aplikimit të paraqitur nga subjekti Vokopola Energji, Vendime të organeve drejtuese të shoqërisë.

Ekstrakt QKB

II. Dokumente pronësie dhe të drejtës së përdorimit 

– Tituj pronësie dhe certifikata të depozituara në dosje

– Kontrata qiraje/përdorimi/servituti (nëse ekzistojnë)

– Deklarata ose pëlqime bashkëpronarësh (nëse janë paraqitur)

– Harta kadastrale dhe koordinata

III. Dokumente teknike 

– Projekt teknik dhe planimetri

– Studim fizibiliteti

– Studime gjeologjike/hidrologjike (nëse ka)

IV. Akte administrative 

– Vendime të AKBN për miratimin/refuzimin e aplikimit

 

12.01.2026 Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të dokumentacionit – subjekti “Vokopola Energji” sh.p.k, në cilësinë e Avokatit sqarojmë si më poshtë:

Pika 1 Dokumente aplikimi, theksojmë se, ky informacion (dokumenta) nuk disponohet nga institucioni ynë, pasi kontrata për ndërtimin e Hidrocentraleve  Vokopola 1 & Vokopola 2 & Vokopola 3”, në vitin 2013, është lidhur referuar ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006,”Për Koncesionet”, dhe AKBN nuk ka qënë autoriteti ku subjektet duhet të paraqisnin dokumentacionin për aplikim në marrjen me koncesion të objektit (HEC).

Pika 2 Dokumente pronësie dhe të drejtës së përdorimit- AKBN nuk është  institucion përgjegjës për dorëzimin e dokumentacionit siç është parashikuar në pikën 2 të kërkesës suaj, rrjedhimisht nuk disponojmë ato dokumenta.

Pika 3 Dokumente teknike- nuk disponojmë projekt zbatimi pasi sistemi RevZone nuk është i aksesueshëm momentalisht.

Pika 4 Akte administrative e cila është e lidhur me pikën 1, përsa kohë nuk ka qënë autoriteti për pranimin e aplikimeve, rrjedhimisht nuk mund të ketë as vendime miratimi apo refuzimi të aplikimeve të bëra nga subjektet.

 

E plotë Nuk ka