Shërbimet online të AKBN-së në portalin e-albania

1-ANALIZA FIZIKO-KIMIKE TË MINERALEVE

Shërbimi elektronik “Analiza fiziko-kimike të mineraleve” i mundëson individëve dhe subjekteve të aplikojnë online për kryerjen e analizave fiziko-kimike me metodikat teknike sipas standartit ndërkombëtar ISO 17025/2017 për përcaktimin e vetive minerale për mineralet që do të shfrytëzohen.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14085

2- HARTIM DHE DHËNIE STUDIMI PËR PROJEKT MINERAR

Shërbimi elektronik “Hartim dhe dhënie studimi për projekt minerar” i mundëson individëve dhe subjekteve të aplikojnë online për të bërë kërkesë drejt AKBN-së për studimin për projekte minerare të shfrytëzimit të pasurive minerare, si edhe nëpërmjet Arkivës Teknike, jep projekte dhe studime të gatshme, sipas Ligjit të Arkivave Teknike dhe rregullores, si edhe të tarifave të caktuara në ligj.

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14087