Sigurimi i oponencës teknike shtetërore në fushën e hidroenergjisë

Sigurimi i oponencës teknike shtetërore në fushën e hidroenergjisë

Në zbatim të ligjit dhe akteve nënligjore përkatëse, Sektori i Proçedurave, verifikimit dhe trajtimit të ankesave zbaton politikat e qeverisë në fushën e hidroenergjisë, siguron oponencën teknike shtetërore, si dhe ndjek zbatimin e  proçedurave ligjore në këtë fushë duke ofruar shërbimet si më poshtë:

  • Shqyrtimi dhe verifikimet e shprehjeve të interesit për mundësinë e shfrytëzimit të potencialeve hidroenergjetike të pasurisë ujore. Të gjitha praktikat e ardhura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), pasi protokollohen nga drejtoria e administratës, shqyrtohen dhe verifikohen në sistemin e të dhënave të drejtorisë  së Monitorimit të Veprave Energjetike. Pas përgatitjes së shkresave përcillen në MIE për vijimin e procedurës përkatëse.
  • Sigurimi i oponencës teknike për projektet në fushën e hidroenergjisë. Para fillimit të proçedurës për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe projekteve të zbatimit për ndërtimin e hidroçentraleve  të dhëna  me kontratë  koncesioni nga Autoriteti Kontraktues apo jo me koncesion,  kryen veprimet paraprake të parashikuara në rregulloren përkatëse.

Hapat e proçedurës

– Ndjekja e korespodencave shkresore nga protokolli.

– Kontrolli i dokumentacionit të dosjeve të studimeve të fizibilitetit dhe projekteve të zbatimit të dërguara nga MIE .

– Ndjekja e proçedurës së llogaritjes së tarifës së shërbimit të OTSH-së në bashkëpunim me drejtorinë ekonomike.

– Përgatitja e draft raporteve  për mbledhjet e oponencës teknike.

– Organizimi i mbledhjeve të grupit të ekspertëve të OTSH sipas rregullores së saj.

-Përgatitja e raporteve të vlerësimit teknik e mjedisor me grupin e ekspertëve të OT.
– Dërgimi i raporteve finale dhe dokumentacionit përkatës në MIE.

Dokumentacioni i nevojshëm
– Shprehja e interesit për shfrytëzimin hidroenergjitik të pellgut ujëmbledhës të rrjedhave ujore;
– Studimi i fizibilitetit për projektpropozim të pakërkuar apo të kërkuar (sipas Formularit 1)
– Projekti i zbatimit (studimet inxhinierike përkatëse sipas Formularit 2)
Periudha e vlefshmërisë
Sipas dhe në zbatim të rregulloreve të mësipërme.
Kostot e shërbimit

– Sipas shkresës së MIE-it me Nr.5903/1, datë 02.11.2016  “Mbi shlyerjen e detyrimit të tarifës së oponencës teknike të projektit  të zbatimit të përcaktuar sipas akteve nënligjore përkatëse.” dhe shkresës së MEI-it me Nr.7871, datë 28.03.2017 “Mbi shlyerjen e detyrimit të tarifës së oponencës teknike të projektit  të zbatimit të përcaktuar sipas tarifave të miratuara.”

– Sipas Aneksit 1 “Tarifat për oponencën teknike për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike” të  V.K.M. Nr. 206, datë 15.03.2017 “Për një shtesë në V.K.M. Nr.547, datë 09.08.2006 “Për  krijimin e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” të ndryshuar,

– Urdhërit të Drejtorit Ekzekutiv tё AKBN me Nr. 1099, datë 15.07.2016 “Për kryerjen e përllogaritjeve të tarifave të oponencave teknike të projekt-propozimeve, projekt-zbatimeve, ndryshimet e projekt zbatimeve për HEC-et me koncesion dhe për ato që nuk janë objekt koncesioni”.

Formular Tip 1 për studim fizibiliteti për projekt-propozim të pakërkuar apo të kërkuar