Udhërrëfyesi i Shqipërisë mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike / AKBN pjesë e tryezës

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) do të përfshijë ekspertët më të mirë në përgatitjen e Udhërrëfyesit të Shqipërisë mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike, një nismë e Qendrës Rajonale të Inovacionit për Lëndët e Para Minerare, nën kujdesin e MIE, dhe me asistencën e  ekspertëve ndërkombëtarë të kontraktuar nga TAIEX (Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni).

foto elb 1

Organizuar nga Qendra Rajonale e Inovacionit “EIT Raw Materials”, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, u zhvillua takimi 5-ditor gjatë të cilit ekspertët diskutuan  metodologjinë për përgatitjen e Udhërrëfyesit, i cili do të përfshijë ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).

foto elb 2

Në këtë takim, ekspertë të AKBN-së, Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Shërbimit Gjeologjik të Finlandës dhe Polonisë, si dhe Agjencisë Finlandeze të Sigurisë Kimike, diskutuan rreth gjendjes aktuale të eksplorimit gjeologjik dhe disponueshmërisë së të dhënave në Shqipëri.

foto elb 3

Ky udhërrëfyes do të jetë i pari në llojin e tij dhe do të ofrojë një hartëzim të të gjithë potencialit të lëndëve të para në Shqipëri, duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të rezervave të lëndëve të para të vendit, duke përfshirë lëndët kritike dhe strategjike.

foto elb 4

foto elb 5

foto elb 6

foto elb 7

foto elb 8

foto elb 9