Zhvillimi i industrisë minerare në Shqipëri – AKBN takim me delegacionin finlandez

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), z. Erlind Sulo, priti në një takim zyrtar delegacionin e kryesuar nga Ambasadorja e Finlandës për Shqipërinë dhe Greqinë, znj. Leena Pylvänäinen. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorin minerar, një fushë ku Finlanda është ndër vendet lider në botë për teknologji dhe inovacion.

0.1

Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e ndërtimit të urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e industrisë minerare shqiptare. Pala finlandeze shprehu gatishmërinë për të ofruar ekspertizë dhe mbështetje teknologjike, duke e cilësuar Shqipërinë si një partner me potencial të lartë në këtë sektor strategjik.

0.2

Kjo vizitë e palës finlandeze përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së partneriteteve ndërkombëtare dhe integrimit të praktikave inovative në industrinë minerare shqiptare.

0.3

Ndërkohë, në Tiranë u organizua edhe seminari “Doing Business with Finland”, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ambasadën Finlandeze, si dhe partnerët FINNVEST dhe MEKI. Aktiviteti përfshiu sesione B2B mes kompanive finlandeze dhe shqiptare në fushat e minierave, energjisë, ICT dhe sektorë të tjerë me interes të përbashkët.

0.4
0.8
0.9