Author Archive

VKM 760

Posted on: January 14th, 2014 by admin No Comments

VKM nr.760

Ligji i ri minerar nr. 1034, datë 15.07.2010

Posted on: January 14th, 2014 by admin No Comments

Ligji i ri minerar nr. 1034, datë 15.07.2010

 

Partnerë në fushën Hidrokarbure

Posted on: January 12th, 2014 by admin No Comments

Kompanitë të cilat janë në Marrëveshje Hidrokarbure me shtetin shqiptar:

1- Shell Upstream Albania;

2- Bankers Petroleum Albania;

3- Sherwood International Petroleum Limited;

4- Terraoil Swiss sh.a.;

5- Fin – Pek Petroleum;

6- Delvina Gas Company;

7- Anio Oil & Gas;

Hyjnë në fuqi ligjet e amenduara për aktivitetin e hidrokarbureve në Shqipëri

Posted on: January 10th, 2014 by admin No Comments

Në datë 01.01.2014, kanë hyrë në fuqi 3 ligje të cilat kanë lidhje me aktivitetin në fushën e hidrokarbureve:
1. Ligji nr.180/2013, datë 28.12.2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”të ndryshuar.
2. Ligji nr.182/2013, datë 28.12.2013 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.
3. Ligji nr.183/2013, datë 28.12.2013, “Për nje ndryshim në ligjin nr.7811, datë 12.04.1994,“Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.02.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)””.
Në këto ligje janë bërë disa ndryshime në sistemin fiskal të hidrokarbureve (TVSH, Akcizë) të cilat kanë impakt në veprimtarinë e aktivitetit të kompanive që kryejnë operacione në fushën e kërkim-prodhimit në Shqipëri.

Partnerët në Hidroenergjitikë

Posted on: January 7th, 2014 by admin No Comments


Dokumente

Partnerët në fushën hidroenergjitike


Seminar i UNDP “Vlerësimi/politikat për zbutjen e ndryshimeve klimaterike”

Posted on: December 20th, 2013 by admin No Comments

Drejtoria e Energjive të Rinovueshme mori pjesë në seminarin trajnues “Vlerësimi/politikat për zbutjen e ndryshimeve klimaterike” zhvilluar në Tiranë në datat 09-13 Dhjetor 2013.

(more…)

Zbulim nafte dhe Gazi në Berat (Mbreshtan)

Posted on: December 18th, 2013 by admin No Comments

Pas një periudhe më shumë se 4 vjeçare kërkimi në Blloqet 2 dhe 3, kompania Royal Dutch Shell Plc. dhe kompania Petromanas Energy Inc. njoftuan në datën 4 Nëntor 2013 rezultatet pozitive të testit të pusit Shpiragu-2…
Këto operacione kërkimi ishin në vijim të punimeve të kërkimit të kryera nga ana e specialistëve shqiptarë të naftës në vitet 80-90 dhe atyre të kryera nga kompania Occidental Petroleum Corporation në vitet 2000-2005.
Deklarimi i këtij zbulimi është materializimi i punës dhe përpjekjeve të kompanive që kanë punuar për kërkimin e naftës dhe gazit në këtë strukturë karbonatike, ndërkohë që hap perspektiva reale për kërkimin në vijim të këtij vargu strukturor (Molishti-1 më në Jug), apo edhe në breza të tjerë me modele gjeologjike të ngjashëm.
Nga ky test rezultoi që pusi kishte debite që luhateshin 800-1300 fuçi/ditë naftë dhe 55 000-140 000 Nm3 gaz shoqërues. Duke ekuivalentuar sasinë e gazit në naftë debitet totale luhaten 1500-2200 fuçi/ditë. Nafta është e një cilësie të mirë, e lehtë (35 deri 37 gradë API, ose 0.823-0.832 gr/cm3), me përmbajtje të ulët të H2S (deri 6000 ppm ose 0.6%) dhe pa përmbajtje uji.
Është hapur dhe testuar një prerje karbonatike prej 400 m, ndërkohë që kompanitë mendojnë se kati naftëmbajtës duhet t’i kalojë 800 m.
Kompanitë Royal Dutch Shell Plc. dhe Petromanas Energy Inc. janë duke kryer një program ambicioz kërkimi në Blloqet 2 dhe 3. Është duke u shpuar një pus tjetër kërkimi më në jug të Shpiragut, pusi Molishti-1, i cili parashikohet të shpohet deri në thellësinë 5500 m, si dhe janë duke përfunduar 450 km punime sizmike 2D, të cilët do të japin një tabllo më të qartë të ndërtimit gjeologjik të rajonit.

Njoftim lidhur me hyrjen në fuqi të proçedurës së re për trajtimin e kërkesave të kontraktorëve dhe nënkontraktorëve që zhvillojnë aktivitete në operacionet hidrokarbure

Posted on: December 17th, 2013 by admin No Comments

Në kuadrin e reformave për rritjen e transparencës publike me procedurat që AKBN kryen në interes të sektorit privat, si dhe për rritjen e eficencës administrative dhe përmirësimin e marrëdhënies publik-privat, sot hyn në fuqi proçedura e re për trajtimin e kërkesave të kontraktorëve dhe nënkontraktorëve që zhvillojnë aktivitete në operacionet hidrokarbure.

Me Urdhër të Drejtorit Ekzekutiv të AKBN, subjektet që do të kërkojnë të pajisen me vërtetim për përjashtimin nga TVSH të mallrave dhe shërbimeve të lidhura me fazat e kërkimit dhe zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, do të marrin përgjigje nga AKBN brenda një afati 10 ditë pune nga data e dorëzimit të kërkesës
Ndërsa, subjektet që do të kërkojnë të pajisen me vërtetim për përjashtimin nga Akciza dhe Tarifa Doganore të mallrave dhe shërbimeve të lidhura me fazat e kërkimit dhe zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, do të marrin përgjigje brenda 8 ditë pune nga data e dorëzimit të kërkesës së plotë.
Më parë, këto vërtetime lëshoheshin nga AKBN me vonesa deri 12 mujore.
Në rast se këto afate nuk do të respektohen nga ana e administratës së AKBN, subjektet e interesuara janë të lutura të dorezojne një ankesë prane zyrës së Drejtorit Ekzekutiv. Gjithashtu, me qëllim evidentimin e rasteve të prapambetura, janë të lutur të dorëzojnë ankesë edhe subjektet që kane paraqitur më pare kërkesën për vërtetim dhe janë ende në pritje të përgjigjes nga ana e AKBN.
AKBN qëndron plotësisht e angazhuar për rritjen e transparencës dhe përmiresimin e klimës së biznezit.
Ju faleminderit!
http://www.youtube.com/watch?v=2Zda5wdULaM