Shqipëria që duam

Foto bashkeqeverisja

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

PLATFORMA ‘BASHKËQEVERISJA‘/RRJETI I BIZNESIT

 Platforma e Bashkëqeverisjes funksionon në drejtimin e Agjencisë  për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, e krijuar me Vendim Nr.638, datë 06.11.2017, të Këshillit të Ministrave, dhe ka si mision ofrimin direkt të shërbimeve publike, nëpërmjet ndërveprimit në platformën elektronike të Bashkëqeverisjes “Me ty, për Shqipërinë që duam”, në ndihmë të qytetarëve, sipërmarrjes, etj.

Me Urdhër  Nr.7,  të Kryeministrit, “Për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e “Rrjetit të Koordinatorëve të Biznesit” ,datë 20.01.2020,  është ngritur Rrjeti i Koordinatorëve të Biznesit’‘Platformës së Bashkëqeverisjes’ nëpër institucione,  për kujdesin e drejtpërdrejtë nga kordinatorët ndaj kërkesave dhe ankesave të  biznesit/sipërmarrjes, nën koordinimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në Kryeministri, dhe të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, misioni i të cilëve është referimi i ankesave, i nismave, sugjerimeve, iniciativave, denoncimeve për sjellje abuzive apo korruptive, të ardhura nga sipërmarrjet private, të cilat adresohen në protokollet e institucioneve apo në platformën elektronike “Me ty, për Shqipërinë që duam”, në bashkërendim me ministritë dhe institucionet e varësisë.

Me Urdhër Nr 71. datë 13.02.2020  të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, “Për rregullat e hollësishme lidhur me procedurën e përzgjedhjes së koordinatorëve të rrjetit të biznesit, të trajtimit të ankesave dhe kërkesave të biznesit, të përcaktimit të detyrave dhe afateve” janë emëruar ‘Rrjeti i Koordinatorëve të Biznesit’ ‘Platformës së Bashkëqeverisjes’, në Institucionet në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ( MIE), ku ka të përcaktuar edhe për Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore .

‘Kordinatori i ‘Rrjetit të Biznesit’/AKBN, ’PLATFORMA BASHKËQEVERISJA’ , të gjitha kërkesat, ankesat, nismat, sugjerimet, iniciativat, denoncimet që adresohen nga biznesi në protokoll të AKBN, i regjistron në sistemin elektronik të Platformës së Bashkëqeverisjes të Rrjetit të Biznesit, dhe delegon, koordinon, ndërvepron për trajtimet brenda afateve ligjore me Drejtoritë në AKBN, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe institucionet e tjera, në përgjigje dhe zgjidhje sa më të shpejtë në ndihmë të biznesit/subjekteve private .

 

Dr. Mandeta Minxhozi

Koordinatore e  Bashkëqeverisjes  për  Biznesin 

Drejtore e Zhvillimit Strategjik dhe Dëgjesave me Publikun

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Kontakt: e-mail: m.minxhozi@akbn.gov.al

VENDIM Nr.638 për krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje

Urdhër Nr. 7 dt.20.1.2020 për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e rrjetit të koordinatorëve të biznesit

Urdhër nr.71 dt.13.2.2020 i MIE për rregullat e hollësishme lidhur me procedurën e përzgjedhjes së koordinatorëve të rrjetit të biznesit, trajti-2-6

https://fb.watch/6sr9e0a58v

https://www.shqiperiaqeduam.al/