Misioni & Vizioni
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka si objekt të veprimtarisë së saj, zhvillimin, mbikqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave qeverisëse, dhe monitorimin e postshfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik.

Fusha e veprimtarisë së AKBN konsiston në:
a) Propozimin, konsultimin, dhe bashkëpunimin me strukturat përkatëse të Qeverisë për hartimin e politikave të saj dhe strategjive në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë;
b) Zbatimin e politikave të Qeverisë në fushën e minierave, hidrokarbureve dhe energjisë;
c) Sigurimin brenda fushës së veprimtarisë së vet, të oponencës qeveritare për studimet dhe projektet në fushën e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe të energjisë, të paraqitura nga subjektet shtetërorë a private, vendas ose të huaj. Për raste të veçanta mund të kërkojë asistencë të specializuar;
d) Promovimin e burimeve minerare, hidrokarbure, hidrike dhe burimeve të rinovueshme të energjisë;
e) Negocimin e marrëveshjeve hidrokarbure dhe minerare dhe ndjekjen e zbatimit të planeve të zhvillimit të tyre;
f) Përgatitjen e dokumentacionit dhe praktikave të nevojshme për dhënien e lejeve, të liçensave, autorizimeve, në përputhje me ligjin, të cilat mundësojnë hyrjen në marrëveshjet hidrokarbure dhe kryerjen e operacioneve hidrokarbure sipas marrëveshjeve të lidhura;
g) Ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve të lidhura hidrokarbure;
h) Mbikëqyrjen e veprimtarisë minerare, postminerare, hidrokarbure dhe energjetike;
i) Realizimin e monitorimit të zonave të shfrytëzuara, të rrezikut minerar dhe të mbylljes së veprimtarisë minerare;
j) Monitorimin, e kontratave konçensionare për hidrocentralet;
k) Administrimin ekskluzivisht të të gjitha të dhënave parësore të sektorit hidrokarbur dhe të dhënat që lidhen me veprimtarinë minerare dhe postminerare;
l) Propozimin e masave për rritjen e shfrytëzimit të energjisë në ciklin energjetik;
m) Hartimin dhe publikimin e bilancit energjetik vjetor, në nivel kombëtar dhe rajonal, në përputhje me formatet e EUROSTAT-it dhe të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Projekt AIMPRESS
16, 06, 2025
Projekti ADRIONWIND
16, 06, 2025
Projekti SPOWIND
16, 06, 2025
Vendim nr. 822, datë 7.10.2015, Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike
28, 04, 2025
Ligji nr. 24-2023 Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme
28, 04, 2025
Vendim nr. 397, datë 30.6.2021 Për miratimin e rregullave të detajuara për personat juridikë nënkontraktorë, që kryejnë operacione hidrokarbure
28, 04, 2025
UDHËZIM I PËRBASHKËT Nr. 17, datë 12.6.2015 PËR PËRCAKTIMIN E LISTËS SË MALLRAVE DHE SHËRBIMEVE QË PËRDOREN NË REALIZIMIN E FAZËS SË KËRKIMIT TË OPERACIONEVE HIDROKARBURE NGA SHOQËRITË E KËRKIMIT TË HIDROKARBUREVE, TË CILAT PËRJASHTOHEN NGA PAGESA E TVSH-së, SI DHE PROCEDURAT E PËRJASHTIMIT”
28, 04, 2025
Udhëzim nr.811, datë 20.11.2018 “Mbi miratimin e rregullores për administrimin e mbetjeve nga shpimi i puseve për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbure”
28, 04, 2025
Ligj nr.9975, datë 28.7.2008, Për taksat kombëtare, i ndryshuar
28, 04, 2025
Ligj nr.7746, datë 28.7.1993 Për Hidrokarburet (Ndërtim Prodhim)
28, 04, 2025
Situata në Sektorin Hidroenergjitik
27, 02, 2023
Kontratat aktive të HEC-eve
27, 02, 2023
LIGJ Nr. 43/2015 “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE” (ndryshuar me ligjin nr. 7/2018, datë 15.2.2018)
05, 04, 2019
VKM Nr. 206, datë 15.03.2017
08, 03, 2018
VKM Nr. 206, datë 15/03/2017
03, 04, 2017
Partnerë në fushën e Hidroenergjetikës
23, 02, 2015
Partnerë në fushën Hidrokarbure
12, 01, 2014
Partnerë në fushën e Energjive të Rinovueshme
03, 09, 2012
Kompanitë Kryesore që operojnë në fushën minerare
03, 09, 2012
Njoftim për vend të lirë pune 11.04.2025
04, 11, 2025
Njoftim për vend të lirë pune 11.04.2025
04, 11, 2025

Zhvillimi i industrisë minerare në Shqipëri – AKBN takim me delegacionin finlandez
08, 10, 2025

AKBN dhe EITI Shqipëri organizojnë tryezën prezantuese mbi Standardin EITI 2023
23, 07, 2025

AKBN pjesë e aktiviteteve dypalëshe Shqipëri–Izrael për bashkëpunim në sektorin e energjisë
10, 07, 2025