Ligji nr, 125/2013 ” Per koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”
Ky ligj përafron direktivën 2004/18/EC e Parlamentit Europian dhe të Këshillit, e 31 marsit 2004 për koordinimin e procedurave të prokurimit për shpalljen fituese të kontratave publike për punë, furnizime dhe shërbime, numri CELEX: 32004L0018, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr.134, datë 30.4.2004, faqe 114 – 240.
Ky ligj rregullon kompetencat e autoriteteve kontraktuese për të hyrë në marrëveshje koncesionesh/partneritetesh publike private, për investime të bazuara në
koncesione/partneritete publike private, procedurat për dhënien e kontratave të tilla, si
nënshkrimi, ndërprerja dhe ndryshimet e marrëveshjeve të koncesionit/partneritetit publik
privat, çështjet që kanë të bëjnë me rregullimet financiare dhe mbështetjen në lidhje me
koncesionet/partneritetet publike private, politikën e këtyre koncesioneve e autoritetin për
zbatimin e tyre, si dhe çështje të tjera që lidhen me koncesionet/partneritetet publike private.
I- Identifikimi i Koncesionit
Bazuar ne Nenin 7, te ketij ligji “Koncesionet per hidrocentralet”, projektet për dhënien me koncension të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike mund të realizohen në bazë të një propozimi të pakërkuar, ku propozuesit të propozimit të pakërkuar mund t’i jepet një bonus deri në maksimumin prej 10% të pikëve për pikëzimin e llogaritur në përputhje me kriteret e dhënies se koncesionit/partneritetit public privat, të përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe në njoftimin e kontratës për dhënien e një kontrate të tillë.
Rregullat për mënyrën e identifikimit, vlerësimit dhe të realizimit të projekteve miratohen nga Keshilli i Ministrave.
VKM Nr. 822
Vendim i Keshillit te Ministrave Nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni”.
Qëllimi i këtyre rregullave është të përcaktojnë procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin, vlerësimin dhe dhënien e së drejtës për ndërtimin e një burimi të ri gjenerues të energjisë elektrike, që nuk është objekt koncesioni.
Këto rregulla janë hartuar në përputhje me pikën 2, të nenit 49, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”.