Shqipëria ështe një vend hidrokarbur mbajtës, i cili ka rreth një shekull që prodhon sasira nafte dhe gazi. Veprimtaria hidrokarbure në Shqipëri i ka fillimet e saj rreth viteve 1800, kur u kryen eskpeditat e para gjeologjike, dhe më pas, rreth viteve 1900, kur këto operacione u intensifikuan më tej dhe u kurorëzuan me zbulimin e mjaft vendburimeve të naftës dhe gazit. Bashkëpunimi me industrinë ndërkombëtare të naftës ka filluar në fillim të viteve 1900, kur u dhanë një numër koncesionesh për shoqeri të huaja, nga më të mëdhate e kohës. Pas viteve 1990 jane zhvilluar disa raunde liçencimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve dhe janë lidhur një numër marrëveshjesh hidrokarbure me shoqëri të huaja. Gjatë kësaj periudhe janë kryer një numër i madh operacionesh hidrokarbure dhe janë grumbulluar një numër i madh të dhënash, të cilat shfrytëzohen për punimet në vazhdim. AKBN promovon vazhdimisht zonat e lira. Zhvillimi i operacioneve hidrokarbure bëhet e mundur si rezultat i një legjislacioni specifik dhe mjaft efektiv në këtë fushë. Gjithashtu në këtë fushë ekziston dhe një organizim institucional mjaft i përshtatshem. Per zhvillimin e aktivitetit të liçencimit AKBN ka hartuar procedura të cilat janë mjaft të qarta dhe mundësojne një proces liçencimi mjaft të shpejtë.