Sektori Laboratorit vepron ne perberje te Drejtorise Minerare prane AKBN-se dhe perbehet nga dy njesi te veçanta laboratorike te pajisura me aparaturat dhe paisjet e duhura bashkekohore;
1. Laboratori teknollogjik (ku realizohen pergatitja kampioneve per analiza fiziko –kimike si dhe kryhen studime sondazhi ne kuadrin e promovimeve te lendeve te para minerare te vendit).
2. Laboratori analizave kimike (ne kuadrin e monitorimeve dhe promovimeve) , kryen analizat kryesore kimike te materialeve te ngurte e ujrave me karakter kryesisht ndotes dhe analizat kimike per njohjen e lendeve te para minerare dhe te produkteve te mundshem te tyre gjate proceseve te pasurimit.
• Per mbetjet e ngurta (stoqet e mineraleve , sterilet e minierave dhe sterilet e fabrikave apo mbetjet e metalurgjive), kryesisht analizohen ato me karakter te theksuar ndotes te xeheroreve, mbizoterojne ato sulfure etj.
• Per ujrat e ndotura,qe dalin nga minierat,penetrojne ne stoqet e mineraleve,sterilet e minierave dhe per me teper ne dambat e fabrikave te pasurimit ,mbetjeve te metalurgjise etj. pa lene menjane dhe burimet e tjera ujore.Ne kete kuader, kryhen si percaktime kryesore parametrat dhe elementet e poshteshenuar:
(pH, konduktiviteti,kripshmeria,Cu, Zn, Pb,Ni,Co, Fe ,Cd,SO42- ,Cl-,NH4+, NO3- etj.
2.1 Laboratori analizave kimike ( ne kuadrin e promovimeve) kryen analiza kimike per xeheroret ;
Metalore ( te kromit,te bakrit ,hekur-nikelit,nikelit – silikat etj).
• Jometalore( kuarcitet,karbonatiket,argjilat etj)
Ne teresi perberesit me te shpeshte qe analizohen jane;
(Cr2O3,SiO2,Al2O3,MgO,CaO,FeO,Fe2O3,Cu,Ni,Co,Zn, H.K., Mb.p.tr., etj.)
2.2 Analizat e gazeve ( kryesisht ne kete drejtim do te mund kryhen sipas natyres);
• Permbajtja e pluhurave ne ajer ne minierat, karierat, impiantet e thyerjeve e fraksionimit, fabrikat e pasurimit, metalurgjite etj.
• Ne perputhje me natyren e pluhurave ,do percaktohen permbajtjet e lendeve te demshme .
3. Sa me siper laboratori fiziko –kimik synon dhe realizon sherbime perkatese te specializuara dhe per te trete, duke perfshire;
• Pergatitje lendesh te para par analiza fiziko kimike.
• Analiza fizike ( lageshtie,granulometrike,p.vol.,p.sp. etj)
• Sondazhe pasurueshmerie ( gravimetri,flotim,seperim magnetik etj.)
• Analiza kimike te siperpermendura per xeheroret dhe ujrat etj.
Gjate kesaj periudhe ekipi i sektorit te laboratorit eshte i perbere nga 7 specialiste me arsim te larte dhe me eksperience te mire pune, si teknollogjike dhe analitike.
Sa thame, keto sherbime per te trete realizohen ne perputhje me tarifa te miratuara te cilat jane nga me te ultat ne treg. Lista e cmimeve eshte e bashkangjitur.
Aktualisht AKBN është në prag të çeljes së procedurave të akreditimit të laboratorit, akreditimi i laboratorit testues dhe kalibrues, sipas Standardit S SH EN ISO/IEC 17025:2005.
Akreditimi do të kryhet në përputhje me procedurën e akreditimit të laboratorëve testues dhe kalibrues, mbështetur në Ligjin Nr.9824, datë 01.12.2007 “Për akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”; Standardit S SH EN ISO/IEC 17025:2005.